SHKODER - Dhunën policore në vendin tonë Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së për të Drejtat e Njeriut, Erol Akdag e ka cilësuar si të papranueshme, ndërsa ka kërkuar që policia të ndëshkojë efektivët e policisë që ushtrojnë dhunë përjashtuar rastet kur sherbejnë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
“Dhuna e policore është e papranueshme vetëm në rastet kur shërben për ruajtjen e rendit, Fillimisht ne duhet të shikojmë nëse vetë mekanizmi i brendshëm i vetë policisë, kontrolli dhe profesionalizmi, janë në funksion. Sepse nëse do funksiononin normalisht vetë policia duhet të ndëshkojë efektivët e policisë që ushtrojnë dhunë dhe t'i pushojë ato.” tha ai
Nga ana tjetër Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së për të Drejtat e Njeriut ka komentuar edhe situatën e krijuar nga mospagesa e faturave të OSHEE- së. Akdag ka kërkuar që organet e drejtësisë të pyesin veten nëse dënimi me burg është me të vërtetë dënim i vlefshëm sidomos për këto raste.
“Është diçka që ne e kemi ndjekur më shumë vëmendje dhe është një çështje e vështirë në fakt ku në njërën anë shteti duhet të tregohet i fuqishëm mjaftueshëm që njerëzit të paguajnë faturat e energjisë,dhe fatkeqësisht kur nuk ka as dënime shumë njerëz nuk është se do shkonin të paguanin energjinë elektrike. Sidoqoftë gjërat duhet të bëhen në mënyrë profesionale sigurisht që prokurorët dhe gjykatësit duhet ta pyesin vetën nëse ky dënim më burg është me të vërtetë dënim i vlefshëm sidomos për këto raste.”u shpreh Akdag
Në fund përfaqësuesi i lartë i BE-së ka ripërsëritur apelin se Shqipëria ka ende shumë për të bërë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, edhe pse ka marrë statusin.
“Sigurisht që Shqipëria ka pasur një progres kohët e fundit, prandaj I është dhënë edhe statusi I vendit kandidat për në BE, por që të jesh kandidat nuk do të thotë që ju ja keni arritur dhe ja keni dalë me sukses, prandaj ka ende shumë gjëra për të bërë sidomos në 5 pikat e kërkuara nga BE- ja.” përfundoi ai
Deklaratat e përfaqësuesit të lartë të BE- së kanë ardhur gjatë tryezës këshilluese me organizata të shoqërisë civile të bërë në Shkodër për thirrjet e bëra për propozime.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com