BE disburson 90 mln euro për Shqipërinë, Xhaferaj: Deri më tani 600 mln euro nga BE, Rama keqmenaxhon fondet

BE disburson 90 mln euro për Shqipërinë, Xhaferaj: Deri më tani 600 mln euro nga BE, Rama keqmenaxhon fondet

Tiranë-Ferdinant Xhaferaj reagon në lidhje me disbursimin e 90 milionw eurove për të përballuar efektet e pandemisë. Xhaferaj shkruan se Shqipëria ka marrë deri më tani, afro 600 milionë euro ndihmë ekonomike, por këto fonde janë keqmenaxhuar nga kryeministri, Edi Rama. Sipas tij, efektet e këtyre paketave financiare nuk i ka vënë re gjatë takimeve me qytetarët, por ata janë neglizhuar. Më tej, Xhaferaj shton se me mënyrën sesi Rama menaxhon fondet nuk mund të ketë kurr ëintegrim edhe përse Europa e ka treguar vazdimisht që do t'i gjendet pranë popullit shqiptar në ditë të vështira

“Bashkimi Europian njoftoi dje disbursimin e 90 milion eurove të tjera ndihmë për të përballuar efektet e pandemisë. Kjo shumë i bashkohet 505 milion eurove të dhëna gjatë vitit të shkuar.  Në total, vetëm nga BE, Shqipëria ka marrë afro 600 milion euro ndihmë ekonomike deri më tani, por siç kam parë çdo ditë gjatë takimeve me qytetarë e biznese që prej fillimit të pandemisë, efektet e këtyre paketave financiare tek qytetarët kanë qënë të neglizhueshme, në mos jo ekzistente. Askush nuk ka dyshime se janë shpërdoruar nga Rama dhe të tijtë në mënyrën më të paskrupullt që ka parë historia e pluralizmit shqiptar. Europa ka treguar vazhdimisht se do t’i gjendet pranë popullit shqiptar në ditë të vështira, por mënyra se si Rama menaxhon fondet është një mesazh i qartë për ta se me këtë qeveri nuk mund të ketë kurrë integrim. Prandaj, sot për menaxhimin e pandemisë, integrimin Europian dhe për një të ardhme me zhvillim ekonomik të qëndrueshëm kemi vetëm një alternativë: Të Votuarit për Partinë Demokratike më 25 Prill”, shkruan Xhaferaj.

Komisioni Evropian, në emër të BE-së, ka disbursuar dje 90 milion euro për Shqipërinë, në kuadër të programit të tij të ndihmës makro-financiare (MPJ) lidhur me COVID-19, lajmi u bë i ditur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë. Shqipëria është veendi i 8 që merr një disbursim nga paketa emergjente e Ndihmës Makro Financiare prej 3 miliardë eurosh për dhjetë vende partnere të zgjerimit dhe fqinjësisë, që synon t’i ndihmojë ato të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit