BE: Do donim që edhe Kosova të
merrte pjesë në Samitin e Ohrit

BE: Do donim që edhe Kosova të<br />merrte pjesë në Samitin e Ohrit
BEOGRAD - Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Vencent Degert, ka deklaruar sot se Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJ) nuk është përfshirë me Marrëveshjen e Brukselit, por BE, në këtë moment pozitiv, do të donte ta shihte edhe pjesëmarrjen e Kosovës në atë takim.
 
“Kosova nuk është ftuar në samitin e PBEJ në Ohër, sepse Serbia dhe dy shtete të tjera anëtare kanë bërë vërejtjen e bazuar në Statutin e PBEJ, i cili parasheh që në samit mund të marrin pjesë vendet sovrane dhe të njohura, ndërsa Kosova nuk është”, i kanë thënë Agjencisë serbe të lajmeve Tanjug burime në MPJ në Beograd.
 
Pyetjes së gazetarëve, nëse kjo është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, Dezher i është përgjigjur duke thënë se “po qe se flasim strikt” kjo marrëveshje nuk e përfshin PBEJ-në.
 
“Por do të thosha se, duke pasur parasysh frymën evropiane, do të donim që të shohim në këtë moment pozitiv që kjo pjesëmarrje gjithashtu do të përfshihet, sepse kjo strukturë (PBEJ) në njëfarë mënyre politikisht e orienton bashkëpunimin rajonal”, ka thënë ai.
 
“Kemi diskutuar dhe dotë shohim çfarë do të ndodhë”, ka shtuar Degert.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor