Pas shfaqjes radhazi të rasteve me hepatit akut në Europë, SHBA, Izrael dhe Japoni, Autoriteti Shëndetësor i BE, ECDC shprehet i shqetësuar. Për shkak të shkaktarit të panjohur të sëmundjeve bëhet fjalë për "një zhvillim shëndetësor shqetësues", thuhet nga ECDC. Deri të enjten ishin regjistruar 191 raste të tilla, më shumë se 100 syresh në Britaninë e Madhe. Instituti Robert Koch në Gjermani kishte raportuar të martën për rastin e parë në Gjermani. Sipas autoritetit shëndetësor të BE, rreziku për fëmijët në Europë "nuk mund të vlerësohet me saktësi". Por për shkak se sëmundjet e Hepatitit në shumë raste çojnë në kolapsin e mëlçisë dhe kërkojnë transplantim mëlçie, rreziku për të vegjlit konsiderohet "i lartë".
Adenovirusi si shkaktar?
Më shumë të prekur janë fëmijët nën 10 vjeç, rastet më të shpeshta janë konstatuar tek fëmijët nën 5 vjeç. Shumica e këtyre fëmijëve kanë pasur shëndet të mirë më parë. Tek simptomat e para shihen dhimbje barku, diarre, të vjella dhe verdhëza.
Hepatiti është sëmundje e mëlçisë, që shfaqet shumë rrallë tek fëmijët e shëndetshëm. Ekspertët e përjashtojnë një lidhje me vaksinën e Coronës, sepse shumica e fëmijëve të prekur nuk kanë qenë të vaksinuar. Sipas ECDC si "tezë pune" konsiderohet një lidhje e mundshme me adenoviruset, që janë viruse mjaft të përhapur të gripit dhe që në raste normale shkaktojnë vetëm ecuri të lehtë të sëmundjes./DW
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5104
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet e Riadit
18 Shkurt, 22:26
-
Emigracioni i paligjshëm, Meloni takohet me komisionerin europian! Në fokus edhe marrëveshja Itali-Shqipëri
18 Shkurt, 22:22
-
Franca përgatitet për samitin e dytë për luftën në Ukrainë
18 Shkurt, 21:36
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën
18 Shkurt, 21:32
-
Europa në sanduiç, nga të mbrohet më parë
18 Shkurt, 21:08
-
Rindërtimi i Gazës pas më shumë se një viti luftë, Banka Botërore: Nevojiten mbi 50 miliardë dollarë
18 Shkurt, 19:56
-
Ben Blushi: Fundi i idiotësisë europiane
18 Shkurt, 17:41
-
BE-ja i kërkon Serbisë të mos i forcojë lidhjet me Rusinë
18 Shkurt, 15:26
-
Kosovë, ambasadori i BE takon kryetarët e partive: Biseduam për rrugën që duhet të ndjekë qeveria e re
18 Shkurt, 13:50
-
Ngjela në Report Tv: SPAK po godet, kanë ardhur 8 këshilltarë amerikanë! Berisha nivel i ulët, këta e dinë presidentin e SHBA-ve si kryetarin e Bashkisë së Librazhdit!
17 Shkurt, 19:03
-
Udhëheqës të BE-së e NATO-s mblidhen në Paris me kërkesë të presidentit Macron! Diskutojnë për 4 orë mbi sigurinë evropiane dhe luftën në Ukrainë
17 Shkurt, 18:41
-
Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë! E dalë nga zgjedhjet pret formimin e qeverisë! Kurti: Sot Republika më e fortë se asnjëherë më parë! Osmani: Ecim përpara
17 Shkurt, 07:13