BE, energjia dhe prokurimet publike, pse BE vlerëson Shqipërinë për prokurimet publike?

BE, energjia dhe prokurimet publike, pse BE vlerëson Shqipërinë për prokurimet publike?

Komisioni Europian

Sipas raportit vjetor të vitit 2022 të Komisionit Evropian, Shqipëria ka bërë një përparim të mirë, veçanërisht në procesin e miratimit të legjislacionit dytësor, në zbatim të ligjit për prokurimin publik, pas publikimit të raportit të parë të monitorimit për strategjinë e prokurimit publik dhe vendosjen e të dhënave të hapura.

Sipas BE-së, qeveria ka të dhëna të hapura(Open Data), në kohë reale, për procedurat e prokurimit dhe përfshirjen e risqeve të korrupsionit, të lidhura me prokurimin në planet e integritetit të institucioneve shtetërore.

Tashmë vendi ynë ka një legjislacion modern, me standarde evropiane në fushën e prokurimit publik. Ligji i ri për prokurimin publik, i miratuar në vitin 2020, si dhe aktet e tjera nënligjore janë përafruar me 4 direktivat e Bashkimit Evropian.

Kuadri ligjor pasqyron parimet themelore të traktatit të Bashkimit Europian për transparencën, trajtimin e barabartë, mosdiskrimimin, si dhe vlerën e parasë, ndërkohë padyshim edhe konkurrencën e lirë, njohjen reciproke dhe proporcionalitetin. Sistemi i prokurimit në Shqipëri përfshin mundësi zhvillimi të procedurave të prokurimit në rrugë dixhitale.

Të mirat e digjitalizimit të prokurimeve publike
·         Rrit transparencën si mjet në luftën kundër korrupsionit
·         Siguron bashkëpunim/ndërveprim më të shpejtë dhe transparent ndërmjet aktorëve të përfshirë në process (autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë
·         Rrit besimin e operatorëve ekonomikë ndaj organit të shqyrtimit të ankesave(KPP)
·         Ul kostot për palët e përfshira në process, kryesisht operatorët ekonomikë
·         Jep efektivitet në shërbimin e dorëzimit dhe shqyrtimit të ankesës
·         Siguron akses dhe ndërveprim më të plotë me operatorët ekonomikë dhe autoritetet kontraktore

Qeveria, duke nisur nga viti 2019, ka vendosur si një nga qëllimet e saj kryesore vizionin e zhvillimit të një sistemi dixhitalizimi për ofrimin e shërbimeve publike dhe rasti i Komisionit të Prokurimit Publik është emblematik.

Prokurimi publik elektronik rrit pjesëmarrjen

Pjesëmarrës për tender publik në vitet 2019-2022:
-          2019                                                      2.8 pjesëmarrës/tender
-          2020                                                      3.1 pjesëmarrës/tender
-          2021                                                      3.3 pjesëmarrës/tender
-          2022                                                      3.8 pjesëmarrës/tender(+27% nga 2019)

Komisioni i Prokurimit Publik ka përshpejtuar kohën e shqyrtimit të ankesave për vitin 2022, duke ulur ndjeshëm treguesin e ankesave të shqyrtuara jashtë afatit, në drejtim të qëndrueshmërisë dhe vendimmarrjes. Numri i padive të ngritura në gjykatë për vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik gjatë vitit 2022 është më i ulët se numri i padive të ngritura 2 vite më përpara, konkretisht 5.5% kundrejt 9.8% që ka qenë në vitin 2020. Pra 50% më pak.

Prokurimi elektronik ul ankesat
Ankesat e kompanive mosfituese në gjykatë, ndaj vendimeve të Komisionit të Prokurimit Publik në vitet 2019-2022:
-          2019                                                      12.6%
-          2020                                                       9.8%
-          2021                                                      7.9%
-          2022                                                      5.5%(64% më pak ankesa nga viti 2019)

Pse erdhën në Shqipëri Voltalia, Shell dhe ENI italian?
Nga korrektesa e sjelljes së autoriteteve shqiptare, erdhi tek ne Voltalia, një prej kompanive franceze më të mëdha në fushën e energjisë.

1687625689_puens.JPG
Punonjës të Voltalia duke shtruar panele diellore

Kompania prej vitesh e studionte tregun shqiptar. Voltalia, jo një herë, por dy herë, ka qenë pjesëmarrëse në ankandet e ndërtimit të parqeve fotovoltaike te organizuara ne Shqiperi, pra të energjisë së rinovueshme që është një nga qëllimet kryesore të tranzicionit të gjelbër në Europë.

Me ndihmën e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), qeveria shqiptare realizoi dy procese transparente të ankandeve të këtyre parqeve fotovoltaike, duke pasur si pjesëmarrës disa dhjetëra kompani evropiane dhe ndërkombëtare me eksperiencë në fushën e prodhimit të rinovueshëm të energjisë. Voltalia u ndje në shoqëri të mirë në këtë mjedis dhe ka fituar dy nga këto ankande, duke e futur Shqipërinë në listën e vendeve të preferuara nga kompanitë e mëdha, pikërisht për shkak të kritereve të hapura dhe profesionale të prokurimit publik.

1687625915_esss.JPG

Punonjës i kompanisë Shell në një nga platformat e shfrytëzimit të naftës në det
Shell dhe ENI tashmë operojnë në Shqipëri dhe pritet që në fund të vjeshtës 2023, kompanitë të deklarojnë rezultate shumë shpresëdhënëse për të ardhmen e nxjerrjes së naftës dhe gazit në Shqipëri, si në tokë, ashtu dhe në det.

Voltalia, ENI dhe Shell janë emra kompanish të njohura në të gjithë botën, marka të cilat të nderojnë dhe e vendosin Shqipërinë në një pozicion të mirë, me kompani të këtij niveli, që vijnë në vendin tonë, konkurrojnë dhe më pas kthehen në motorë rritës të ekonomisë sonë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?