BE, Held: Në Strasburg s'flet
më kush për “Shtëpinë e Verdhë”

BE, Held: Në Strasburg s'flet<br />më kush për “Shtëpinë e Verdhë”
STRASBURG “Qeveria jonë pa dyshim se e mirëpret marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, afrim ky i dy vendeve, që paralajmëron se priten ditë të mira për një perspektivë për mbarë rajonin me synim të integrimeve drejt familjes evropaine, në të cilën rrugë Zvicra do t’i mbështes këto dy vende”, ka thënë Edouard Held, ambasadori zviceran në Këshillin Evropian gjatë një takimi të gazetarët nga Zvicra në ambasadën zvicerane në Strasburg, bën të ditur agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
 
Ai ka shtuar se “angazhimi i qeverisë zvicerane në Kosovë gjithnjë ka qenë aktiv para  dhe pas luftës në rajon me qëllim për t’i kontribuar proceseve demokratike, paqes dhe stabilitetit në rajon. Sa i përket shqiptarëve në Zvicër, por edhe këtu në Strasburg janë integruar dhe kanë imazh të mirë”.
  
Pyetjes rreth “trafikut të organeve” në Kosovë dhe të ashtuquajturës “Shtëpia e Verdhë”, çështje që doli pikërisht nga Strasburgu prej senatorit zviceran Dick Marty, ambasadori zviceran në KE, Held në vazhdim iu përgjigj: “Para 2-3 vitesh këtu në Strasburg para parlamentarëve evropianë u publikua raporti mbi trafikun e organeve në Kosovë nga Dick Marty, që pastaj u inicua për të vazhduar hetimet. Por, t’ju them të drejtën hë për hë lidhur me atë aferë nuk ka asgjë te re dhe ka mbetur në heshtje dhe askush s’flet më këtu për “Shtëpinë e Verdhë” e as për trafikun e organeve në Kosovë…”

Shtëpia e Verdhë  - në raportin e Dick Marty-t, të mbështetur dhe nga ish-kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla Del Ponte - cilësohet si vendi që përdorej për trafik organesh nga krerët e UÇK gjatë luftës së Kosovës. Sipas raportit, shtëpia gjendej në fshatin Gurrë e vogël të Matit në Shqipëri. Gjë që u përgënjeshtrua nga familjarët e "Shtëpisë së Verdhë". Kryetari i families, Imer Brama në prani të avokatit Roland Islami depozitoi rreth dy vjet më parë një padi në Gjykatën e Tiranës në drejtim të eurodeputetit zviceran. “Arsyet: Shpifja e drejteperdrëjtë e Z.Dick Marty për shtëpinë e e familjes Brama dhe  drejtimi i gishtit një në shtëpi konkrete del jashte kornizave të hetimit”. 

Sipas raportit të Marty-t, fillimisht të burgosurit serb mbaheshin në një tjetër ‘Shtëpi të Verdhë’ në Gurrë të Matit, ndërsa operacionet e heqjes së organeve kryheshin pikërisht në ‘Shtëpinë e Verdhë’ në Buraj të Fushë - Krujës. Raporti konkludon se e ashtuquajtura “Shtëpia e Verdhë” ku banon familja Katuçi në Mat nuk ishte vendi ku hiqeshin organet, por shërbente si klinikë ku kryheshin kontrolle mjekësore.  

shtepia e verdhe mat
(Në foto: Shtëpia e verdhë në Mat)

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen

Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen