BE heq Kosovën nga harta
territoriale e Serbisë 

BE heq Kosovën nga harta <br />territoriale e Serbisë 
BRUKSEL - Bashkimi Evropian në faqen zyrtare të internetit tashmë ka hequr Kosovën nga harta e përbashkët me Serbinë.

Në web portalin www.europa.eu, ku janë të përshkruara karakteristikat e çdo shteti në kontinentin evropian, Kosova më nuk figuron në hartën e përbashkët me Serbinë, që ishte deri para një periudhe.
Serbia është e përshkruar vetëm si shtet i mëvetësishëm, mirëpo nga ana tjetër, BE akoma nuk ka hapur linkun e posaçëm për Republikën e Kosovës.

Ky ndryshim është bërë së fundi, pas marrëveshjes së arritur midis Prishtinës dhe Beogradit, me anë të së cilës Kosova do të përfaqësohet me fusnotë ku shkruan "Kosova – Rezoluta 1244 e OKB-së dhe Opinioni i GJND-së mbi Deklaratë e Pavarësisë" fusnotë që do të pëdoret në forumet rajonale dhe të njohura nga BE.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Islam Dudaev në 'Paris 2024', Shqipëria me dy mundës në Lojërat Olimpike

Zyrtare/ Islam Dudaev në 'Paris 2024', Shqipëria me dy mundës në Lojërat Olimpike