BE i jep 1.5 milionë € doganës
shqiptare, për ta europianizua
BE afron 1.5 milionë € për afrimin e doganës shqiptare me atë të sistemeve europiane. Delegacioni i BE-së në Tiranë prezantoi sot, projektin e binjakëzimit të administratës Doganore shqiptare me atë italiane e franceze.
TIRANË – BE afron 1.5 milionë € për afrimin e doganës shqiptare me atë të sistemeve europiane. Delegacioni i BE-së në Tiranë prezantoi sot, projektin e binjakëzimit të administratës Doganore shqiptare me administratën italiane të Doganeve e Monopoleve dhe Drejtorinë e Përgjithshme franceze të Taksave dhe Doganave, financuar nga Bashkimi Evropian me 1.5 milionë euro.
Sipas njoftimit për shtyp të delegacionit të BE-së, “projekti do të përmirësojë praktikat e punës së Adminstratës Doganore shqiptare drejt praktikave të Sistemit Evropian të Doganave. Projekti do të sjellë ekspertizën e BE-së dhe përvojën e dy nga vendet themeluese të BE-së në dobi të sistemit doganor shqiptar, me ndihmë teknike dhe trajnime në vendin e punës, në mënyrë të veçantë në Drejtorinë e Laboratorit Kimik të Doganave, Drejtorinë e Inteligjencës në fushat e Analizës së Riskut dhe Menaxhimit të Riskut, Drejtorinë e Kontrollit të Nisjes dhe Drejtorinë e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale.
Projekti i binjakëzimit të finanuar nga BE-ja, ka si synim të mbështesë Shqipërinë në arritjen e prioriteteve tê përcaktuara në fushën e doganave, duke krijuar një atmosferë uniteti në fushën e tregtisë dhe duke ndihmuar në hapjen e rrugës në përafrimin e legjislacionit të doganave shqiptare me standardet evropiane.
Gjatë ceremonisë së hapjes, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi, vuri ne dukje rëndësinë e harmonizimit të procedurave doganore me ato të Bashkimit Evropian, si një hap drejt integrimit ekonomik. Ai theksoi se “një sistem i mirë dhe efiçent doganor, është thelbësor në zhvillimin ekonomik të vendit. Për më tepër, kjo do ta ndihmonte shumë Shqipërinë për të arritur kriteret politike dhe ekonomike me ato të vendeve të tjera anëtare të BE-së“. Ambasadori Sekui përfundoi fjalën e tij, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të zbatojë Kodin e ri Doganor, i nevojshëm për lehtësimin e promovimin e tregtisë.
Projekti prej 1.5 millionë eurosh do të vijojë deri në qershor 2014 dhe do të zbatohet nga Administrata Italiane e Doganeve e Monopoleve me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme Franceze të Taksave dhe Doganave”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.7%
-
Jo
78.3%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 230
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21