BRUKSEL - Bashkimi Evropian nuk do të pranojë shantazhet në çështjet e energjisë, paralajmëroi presidenti i Komisionit, Jean Claude Juncker, duke u bazuar në tensionet me Rusinë mbi projektin e gazit "South Stream".
Presidenti rus vladimir Putin, njoftoi më herët këtë javë se projekti që ishte duke u zhvulluar u prish për shkak të rezistencës së BE-së.
Gazsjellësi do të kalonte posht Detit të zi dhe mes Bullgarisë, Serbisë, Hungarisë dhe Sllovenisë para se të arrinte në Itali, që supozohet të fuenizonte gjithashtu Greqinë dhe Austrinë nga viti 2015. Gazi do të jepej nga kompania energjetike ruse, "Gazprom".
Komisioni Evropian ka kërkuar një rinegocm të marrëveshjeve ndërqeveritare mbi "South Stream"-in mes Rusisë dhe vendeve tranzite të BE-së, duke u shprehur se marrëveshjet aktuale nuk respektojnë rregullat evropiane.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, argumentoi të enjten se problemet aktuale nuk janë të pakalueshme dhe insistoi se "South Stream"-i mund të ndërtohet.
"Topi është në krahun e Rusisë", u shpreh Juncker gjatë një konference për shtyp në Bruksel me kryeministrin bullgar, Boyko Borisov.
"Ne duam që energjia të rrjedhë në Bullgari dhe në të gjithë Evropn, dhe nuk do të pranojmë asnjë shantazh në çështjet energjetike". Vazhdoi ai.
Ministrat e energjisë të tetë vendeve që preken nga "South Stream"-i, mes tyre edhe Kroacia, ku supozohej të kalonte një degëzim i rrugës kryesore, do të takohen në bruksel javën që vjen për të biseduar për të bërë që projekti të eci para./ATSH/