BE kërkon vazhdimin e bisedimeve, SHBA përshendet Nikoliçin
Bashkimi Evropian kërkon vazhdimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit menjëherë pas inaugurimit të Presidentit të Serbisë dhe krijimit të Qeverisë atje.
Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur orientimin evropian të presidentit të zgjedhur të Serbisë, Tomislav Nikoliç, duke e inkurajuar që të bashkëpunojë me qeverinë e ardhshme.
Bashkimi Evropian kërkon vazhdimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit menjëherë pas inaugurimit të Presidentit të Serbisë dhe krijimit të Qeverisë atje.
Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE’së, Maja Kocijancic, ka paralajmëruar konsultime mes palëve dialoguse. Sipas saj pas konsultave pritet të merret vesh më shumë edhe për bisedimet rreth Veriut të Kosovës. Me gjithë paqartësitë e krijuara rreth dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë, zyrtarët në Bruksel janë shprehur të sigurt për vazhdim të dialogut.
Për zyrtarët e BE-së, as mocioni i fundit i Kuvendit të Kosovës që kushtëzon dialogun me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe as ardhja në pushtet e ish-radikalit serb, Tomislav Nikolic nuk duket se paraqesin pengesa për vazhdimin e dialogut, të nisur një vit më parë.
Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur orientimin evropian të presidentit të zgjedhur të Serbisë, Tomislav Nikoliç, duke e inkurajuar që të bashkëpunojë me qeverinë e ardhshme.
Sipas qeverisë amerikane, fokus i tij duhet të jetë stabiliteti rajonal dhe marrëdhëniet konstruktive me Kosovën. Këto komente i ka bërë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland. Ndonëse mediat dhe njohësit e zhvillimeve në Ballkan e kanë quajtur ultranacionalist, analistët amerikanë kanë vërejtur se Nikoliç në retorikën e tij gjatë fushatës nuk e ka vënë Kosovën si prioritet.
/rg/shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.6%
-
Të gabuar
27.4%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 1632
Lajme të tjera
-
Poloni-Shqipëri/ Konferenca para ndeshjes, Cikalleshi: Duam të mos humbim, të gjithë bashkë bëjmë mrekullinë (LIVE)
26 Mars, 17:21
-
Bota e Putinit bëhet më e vogël
26 Mars, 17:16
-
Tentoi të korruptonte policinë në Shkodër me 2000 lekë, arrestohet shoferi i dehur
26 Mars, 17:05
-
Ben Andoni: Alibeaj vs Alibeaj
26 Mars, 17:02
-
NATO: Retorika e kërcënimit bërthamor nga Moska është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme
26 Mars, 16:53
-
Shkolla e heshtur, klasa me një nxënës në fshatin Keqekollë të Prishtinës
26 Mars, 16:52
-
Putin beson se Perëndimi ka kaluar çdo vijë të kuqe: Ata janë nxitësit e konfliktit, po shpërndajnë më shumë municion për Ukrainën
26 Mars, 16:22
-
VIDEO/ Mjetet të bëra copash, dalin pamjet nga aksidenti në Tiranë! Autobusi i kthyer përmbys
26 Mars, 16:18
-
Kiara Tito shmang bisedën për Butrint Imerin: Histori e mbyllur prej 10 vitesh, s'dua ta rikthej! Më bëhet qejfi që më ka mbështetur
26 Mars, 16:03
-
Aksident i rëndë në Tiranë përmbyset autobusi, u përplas me një mjet! 7 të plagosur (VIDEO)
26 Mars, 15:50
-
Ish presidenti i SHBA-ve Donald Trump kritikon prokurorët që po kryejnë hetime ndaj tij
26 Mars, 15:45
-
Kristjan Prenga ‘shkatërron’ amerikanin, fitore me nokaut në raundin e 3! Boksieri shqiptar merr dy tituj (VIDEO)
26 Mars, 15:35