BE kërkoi rikthimin e opozitës në Kuvend, Kryemadhi: Brukseli gaboi me strategjinë ndaj Shqipërisë

TIRANE-Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga panairi i Librit kritikoi qëndrimin e Brukselit, që bëri thirrje dje përmes Mogerinit dhe Hahn-it për rikthimin e opozitës në Kuvend.

Dua të them që deklaratat e Brukselit për stabilitet, ne nuk jemi për stabilitetin e Ramës, por të institucioneve. Brukseli ka gabuar shumë me strategjinë që ka ndjekur ndaj Shqipërisë. Kemi një vend që dëshiron që të jetë pjesë e BE. Nuk e ka bojkotuar opozita parlamentin, por rilindja që e ktheu në shërbim të bandave.

Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI nuk pranoi që të komentonte debatin për dekretin e Lleshit, ndërsa akuzoi Ramën.

LSI nuk është institucion vettingu, shkoni pyesni në Presidencë për Sandër Lleshin. Institucioni i Ministrisë së Brendshme është i kapur dhe cdo lëvizje që bën e bën për ta kontrolluar, pasi ka frikë nga faktet për lidhjen e tij me drogën.

Monika Kryemadhi

Në fund, Kryemadhi foli për aksionin opozitar.

Lëvizjet e opozitës në të ardhmen do të konsultohen me qytetarët, do të jetë populli që do të drejtojë opozitën.

Monika Kryemadhi

Bashkimi Europian kërkoi dje rikthimin e opozitës në parlament si dhe forcimin e dialogut politik si dy elementë të nevojshëm për reformat që ndihmojnë Shqipërinë për në rrugën drejt BE. Kjo kërkesë për opozitën u adresua nga Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme në BE Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn. Gjithashtu Federica Mogherini vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe kërkoi vijimin e reformave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 15/11/2018 11:57

    Vetem kokemadhi ka gjithnje te drejte!

    Përgjigju
  • Rruqja: 15/11/2018 11:31

    O ZOT CKRIJES QE MBAN TITULLIN ME TE LART DEPUTETE E POPULLIT ASHT NGA ATA FYTYRA QE E BEN DOBICIN DHE TA LEN NE PREHER .DEL KUNDRA B.E. A THUA SE B.E. NUK DIN ADGJE DHE NUK KA PERFAQESUESIT E VET NE SHQIPERI .POR CDO GJE QE BEN MONIKA ME PARTIN E SAJ E BAN PER MBROJT FAMILJEN E VET NGA ZULLUMET QE KA BERE .MJER ATDHEU PER KTE OPOZITE TE CORODITUR .

    Përgjigju
  • Donela: 15/11/2018 11:14

    Brukseli gaboi thote nje idiote,dhe do e ndreqe kjo funderrine Shqiperine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mohamed Salah foto me familjen për Krishtlindje, 'masakrohet' në komente

Mohamed Salah foto me familjen për Krishtlindje, 'masakrohet' në komente