Me shpërthimin e COVID-19, po shohim një përhapje të madhe të lajmeve, miteve dhe dezinformatave për të nga burime të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë Bashkimit Evropian.
Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se shpërthimi dhe reagimi ndaj COVID-19 është shoqëruar me një “info-dwmi” masiv, të cilën OBSH e përshkruan si një mbingarkesë informacioni, i saktë ose jo që e bën aq të vështirë sa edhe të besueshëm janë burimet e informacionit dhe udhëzimet e sakta.
Sot, informacioni rreth koronavirusit karakterizohet nga një sasi e jashtëzakonshme njoftimesh nga burime të ndryshme dhe në media të ndryshme.
Qeveritë dhe autoritetet shëndetësore janë duke u përpjekur të japin informacion autoritar në lidhje me COVID-19 dhe platformat e mediave sociale po kërkojnë mënyra efektive për të promovuar këtë informacion, duke hequr njëkohësisht lajme të pabesueshme.
Në të njëjtën kohë, po konstatohet një sasi e madhe dezinformatash që përhapen në internet dhe jashtë tij.
Ndërsa keqinformimi është përhapje e paqëllimshme e informacionit të rremë, fushatat dizinformuese janë prodhim dhe shpërndarje e qëllimshme e lajmeve të rreme, të përhapura për arsye politike ose financiare.
Teoritë konspirative
Ja disa nga mitet që po qarkullojnë aktualisht:
Koronavirusi është një armë biologjike e përdorur nga Kina, SH.B.A., Mbretëria e Bashkuar apo edhe Rusia (me qëllim shkatërrimin e BE-së dhe NATO-s)
Koronavirusi nuk shpërtheu në Whan, Kinë - SH.B.A.-ja po fsheh origjinën e saj të vërtetë, e cila në fakt është në laboratorët amerikanë në SHBA ose në laboratorë e saj në të gjithë botën.
Përhapja është shkaktuar nga emigrantët; ata po përhapin virusin në BE.
Koronavirusi është i lidhur me rrjetin celular 5G, p.sh., Wuhani është përdorur si vend tokë testimi për 5G.
BE nuk ka arritur ta menaxhojë krizën, BE është një katastrofë për Evropën
BE nuk është e gatshme të sigurojë mbështetje urgjente për Shtetet Anwtare, në të kundërt, këto vende duhet të mbështeten në faktorë të jashtëm, p.sh., rasti i Italisë, si Kina, e konsideruar më shpesh si ofruese e një ndihme të tillë.
Kina po vjen për të shpëtuar BE-në, ndërsa Brukseli braktis vendet anëtare të BE-së
Shengeni nuk ekziston më; evropianët janë në karantinë, por emigrantët mund të lëvizin lirshëm.
Koronavirusi është një shaka, nuk ekziston, BE mund të vendosë vaksinime massive.
Shërimi: Ka mjete natyrale për të kuruar virusin, të cilat shpesh kombinohen me teori antivaksionuese.
Teori të ndryshme komploti: parashikime historike në lidhje me pandemitë, që godasin planetin, përpjekjet sekrete nga “shteti brenda shteteve” për të kontrolluar rritjen e popullsisë, pandemi që shkaktohet nga kimikatet ose që të çojnë në Luftën e III Botërore.
Rusia
Koronavirusi është një temë e përditshme në mediat pro-Moskës. Që nga 19 marsi janë evidentuar mbi 110 raste të dezinformimit të lidhura me koronavirusin që lidhen me strategjinë e Kremlinit të përdorimit të dezinformatave për të forcuar përçarjet, nxitjes së mosbesimit e kaosit dhe përkeqësimit të situatave të krizës.
Lindja e Mesme
Në Lindjen e Mesme koronavirusi është përdorur për të nxitur një gjuhë të urrejtjes e për të nxitur konfrontimin mes sunitëve dhe shiitëve në rajon.
Përhapja është përdorur gjithashtu për përhapjen e ndjenjave anti-Iran, duke pretenduar se koronavirusi është një sulm agresiv nga Irani që e ktheu virusin në një mjet politik, ndërkohë që nga Irani pretendohet se virusi mund të jetë një armë biologjike nga SH.B.A.
Kina
Autoritetet kineze kanë përdorur propagandën për të thënë se shteti i tyre ka qenë në gjendje ta kontrollojë situatën më së miri.
Ndërkohë, janë kontrolluar dhe censuruar të gjitha postimet që kritikonin qeverinë kineze.
Është hedhur ideja se SHBA dhe Perëndimi duhet t’i jenë mirëmnjohës Kinës që arriti ta frenojë shpejt shpërndarjen e sëmundjes, ndërsa ata nuk po bëjnë punën si duhet.
Rrjetet sociale
Pavarësisht nga masat e marra nga rrjetet sociale për të penguar përhapjen e lajmeve të rreme, në këto platforma vijon të hidhen reklama false dhe të dëmshme që për shembull përhapin "kode numerike" si kurim për COVID-19, ose që e paraqesin karantinën si një hap të paramenduar për imponimin e sundimit të NATO-s mbi Evropë.
Platformat mediatike sociale kanë vështirësi t'u përmbahen standardeve dhe angazhimeve publike për të parandaluar përhapjen e dezinformimeve të rrezikshme të lidhura me koronavirusin.
Kjo situatë duhet të merret në dorë nga autoritetet shtetërore.
po
Përgjigju