BE, Lajçak: Kushtet e reja
 për Serbinë

BE, Lajçak: Kushtet e reja<br /> për Serbinë

BEOGRAD- Drejtori menaxhues në Shërbimin Evropian të Veprimit me Jashtë, Miroslav Lajçak, politikanëve serb u ka përcjellë politikanëve serb kërkesat e reja të BE-së, të cilat Serbia duhet t’i përmbushë.

Siç raporton “Novi Magazin”, Lajçak, I bwn tw ditur Beogradit, tri kushtet që duhet t’i përmbushë, para se të fillojnë negociatat e Serbisë për anëtarësim në BE. Siç ka thënë burimi i këtij portali, “kushtet janë të pamundshme të përmbushen nga Serbia”, transmeton Telegrafi.

“Press” shkruan se Vuk Jeremiçi, i cili u takua me Lajçakun, e ka informuar Boris Tadiçin se “tri kushtet janë të papranueshme”. Njëri prej kushteve ka të bëjë me kërkesën gjermane për eliminimin e institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës.

Sipas gazetës, lideri i Partisë Demokratike të Serbisë, Tadiç, i shikon me shqetësim këto kushte sa që heziton të ketë postin e kryeministrit të ri të Serbisë. Ai po konsultohet me të tjerët në mënyrë që për këto gjëra të ketë një qëndrim të unifikuar kombëtar. Sot do të takohet me liderët e koalicionit të mbledhur rreth Partisë Socialiste të Serbisë, për të diskutuar rreth “ultimatumit të Lajçakut”.

Tomislav Nikoliç, presidenti i ri i Serbisë, i cili të enjten u takua gjithashtu me Lajçakun, ka thënë se nuk është në dijeni nëse BE pwr futjen e Serbisw nw Union do të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës. 

(b.a/shqiptrja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza