BE mbështet normalizimin
e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

BE mbështet normalizimin <br />e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Kryeministri Thaçi njoftoi ambasadorët për takimin e dytë me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, që u mbajt në Bruksel kohë më parë me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Baroneshën Catherine Ashton.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është thellësisht e përkushtuar për implementimin e të gjitha kritereve dhe standardeve evropiane të integrimit.Një nga parakushtet për integrim është edhe forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësia e mirë, dhe në këtë kuadër procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie të veçantë dhe është në të mirën e të dyja shteteve dhe rajonit në tërësi”- ka theksuar kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi siguroi ambasadorët se gjatë gjithë procesit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të sigurojë transparencë maksimale, dhe se platforma kryesore e këtij procesi mbetet Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Ambasadorët e vendeve të BE-së shprehën mbështetjen e plotë për kryeministrin dhe për Qeverinë e Republikës së Kosovës në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës ka pritur sot në takime të ndara edhe Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala te cilët i njoftoi për takimin me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, të mbajtur në Bruksel. Kryeministri Thaçi theksoi se nga të gjitha temat që janë diskutuar, më me prioritet është trajtuar çështja e të pagjeturve, implementimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani, por edhe domosdoshmërinë e transparencës për financimin e sektorëve të ndryshëm në Kosovë nga ana e shtetit serb, me theks të veçantë të strukturave paralele në veri të vendit. Ishte konstatim i përbashkët se ky proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi është edhe mundësia dhe rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, nga e cila do të përfitojnë jo vetëm qytetarët e të dy vendeve, por edhe i gjithë rajoni.

marre nga rtk
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK