BE mbështet OBSH-në pas kërcënimeve të Trump

BE mbështet OBSH-në pas kërcënimeve të Trump

Komisioni Europian mbështeti sot OBSH-në pas kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për ndërprerjen e kontributit amerikan për këtë organizatë, për të cilën ai ka bërë kritika të ashpra përsa i përket menaxhimit të pandemisë.

“Ky është momenti ku duhet të tregojmë solidaritet dhe jo të drejtojmë gishtin apo të minojmë bashkëpunimin shumëpalësh”, deklaroi një zëdhënëse e Komisionit Europian, Virginie Battu, e pyetur në një konferencë shtypi për deklaratata e fundit të Trump mbi OBSH-në.

Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi se do të ngrinte përgjithmonë financimin amerikan për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, nëse ajo nuk angazhohet në përmirësime të dukshme brenda 30 ditëve.

“Nëse OBSH nuk angazhohet për të bërë përmirësime të dukshme brenda 30 ditëve, do ta transformoj ndërprerjen e përkohshme të financimit për OBSH-në në një masë të përhershme dhe do ta rishqyrtoj anëtarësimin në organizatë”, theksoi Trump në një mesazh në Twitter dhe duke publikuar foto të një letre drejtuar kreut të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në këtë letër, presidenti amerikan ka renditur shembujt që ai i konsideron si gabime të OBSH-së në menaxhimin e pandemisë.


Lajmi kryesor:

Donald Trump: OBSH ka dështuar në mënyrë dramatike, duhet hetim i pavarur, mund ta braktisim Organizatën


  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime

Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime