TIRANE, 2 Mars/ATSH/- Bashkimi Europian mbështet hapat që nevojitet të ndërmerren për një zbatim të plotë të marrëveshjes mes partive qeverisëse dhe opozitare në Parlamentin e Shqipërisë, përfshi çështjen e individëve me rekorde kriminale të cilët mbajnë pozicione publike. Kjo u bë e ditur përmes një deklarate për shtyp të shpërndarë pasditen e së hënës nga zyra e shtypit e Delegacionit Europian në Tiranë.
Në deklarate thuhet se BE-ja i jep rëndësinë më të lartë zbatimit të ligjit dhe zbatimit të plotë të shtetit ligjor, përfshi luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, qe jane përparësi kyçe për Shqipërinë. /a.gjonaj//a.ke/