BRUKSEL- Bashkimi Europian mirëpriti vendimin për anëtarësimin e Kosovës në rradhët e Bankës Europianë për Rindërtim dhe Zhvillim. Në një deklaratë të përbashkët sot, zëvendës presidenti për ekonominë, Olli Rehn dhe komisioneri për zgjerim Stefan Fyle u shprehën se vlerësojnë vendimin e guvernatorëve të BERZH.
“Një vendim i tillë do të bëjë të mundur që Kosova të përfitojë nga fondet e mëdha financiare dhe do të ndihmojë në zhvillim social- ekonomik të vendit”, thuhet në deklaratë. Rehn dhe Fyle, sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Bashkimit Europianm nënvizojnë se vendimi i BERZH është një hap që e ofron më shumë Kosovën me sfidat europiane.
“Do të punojmë bashkarisht me BERZH, për të siguruar impact të fortë dhe mbështetje të fuqishme për qytetarët e Kosovës”, theksohet në deklaratë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com