Gara për shefat e 48 komisariateve/ Publikohet lista me 290 emra, 9 prej tyre janë gra

TIRANË-  I konsideruar gjithmonë si një detyrë e burrave, pozicioni i shefit të komisariatit në polici nuk është më i tillë. E para grua që theu mitin ishte Anila Popa disa vite më parë në krye të komisariatit të Librazhdit. Vite më vonë, kur Policia e Shtetit është nën ethet e garës në të gjitha nivelet drejtuese, 9 gra kanë shfaqur interes për pozicionin e shefes së komisariatit. Blutë këtë të martë publikuan listën me 290 emra kandidatësh, të cilët garojnë për 48 pozicione në të 12 drejtoritë e qarqeve.

Dy ish-zëdhënëse janë në garë, aktualisht në pozicione të tjera, Alda Prela, shefe e Kartotekës Kriminale në Policinë e Lezhës dhe Edjona Dano, shefe e Krimeve në Komisariatin nr. 6. Më tej, lista e grave konkurrente për shefe komisariati vijon: Amarilda Shabani, Enerjeta Aliaj, Ermonela Matuka, Geralda Mançellari, Nadire Gjinali, Nertila Meta dhe Vera Vasia. Aplikimi i grave për poste të larta në Policinë e Shtetit vjen si një strategji e bluve për përfshirjen e tyre në rolet më të larta. Ndërkohë, në garë, përveç emrave aktual shefash komisariatesh burra, interes ka nga pozicione më të ulëta, shefa krimesh dhe rendi, duke përfshirë gradat “nënkomisari”, “komisar” dhe “kryekomisar”.

Procedura e përzgjedhjes pritet të jetë e njëjtë si ajo për drejtor qarqesh. Të gjithë aplikantët do t’i nënshtrohen kontrollit nga një komision vlerësimi në bazë të performancës, etikës, edukimit e më gjerë. Në fund, vetëm 48 prej tyre pritet të marrin emërimin përfundimtar.

Ndërkohë, këtë të martë deri në mesnatë është edhe afati i fundit për ankimin e rezultateve të pikëzimit në garën në drejtor qarqesh. I vetmi deri para përfundimit të afatit që ka ankimuar është drejtori i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika, i cili u rendit i 16-i, me 66 pikë. Emërimi i drejtuesve të rinj pritet brenda javës, me firmën e kryepolicit Ilir Proda.

Emrat e 9 policeve mes 290 emrave ne gare per shef komisariatesh
1- Alda Prela
2- Amarilda Shabani
3- Edjona Dano
4- Enerjeta Aliaj
5- Ermonela Matuka
6- Geralda Mançellari
7- Nadire Gjinali
8- Nertila Meta
9- Vera Vasia




 


S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?