BE, Mogherini: Kosova dhe Serbia
të evitojnë konfliktin

BE, Mogherini: Kosova dhe Serbia<br />të evitojnë konfliktin
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Federica Mogherini është shprehur se Kosova dhe Serbia duhet të shmangin përshkallëzimin e konfliktit të shkaktuar pas ndalimit të hyrjes së trenit serb në Kosovë.
 
“Mesazhi im për palët ishte që të evitohet përshkallëzimi, që të përpiqen të përmbahen nga aktet dhe retorika dhe të përpiqen të shohin angazhim të përbashkët nëpërmjet dialogut, si diçka që u ndihmon të dy palëve, jo domosdoshmërish shumë për institucionet e të dy vendeve, por për të dy popujt”, është shprehur Mogherini.
 
Ndërkohë ajo ka cilësuar si diçka historike zhvillimet e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë vitit të kaluar.
 
Gjithashtu Mogherini është shprehur se i sheh të dyja vendet të angazhuara për vazhdimin e dialogut.
 
Tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, filluan pas arrestimit të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë pasi Serbia kishte lëshuar një flet arresti për të.
 
Ndërkohë tensionet u rritën kur një tren i cili vinte nga Serbia dhe kalonte në Kosovë, mbante të shkruar “Kosova është Serbi”. Pas ndalimit të trenit nga presidenti serb deklaroi se Serbia ishte e gatshme të dërgonte ushtrinë në Kosovë nëse dëmtohej qoftë edhe një shtetas serb.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë