Bashkimi Europian i ofron Shqipërisë eksperiencën për të përmirësuar ndotjen e mjedisit, i cili në 20 vitet e fundit, ndryshe nga ekonomia, ka degraduar.
Ambasadori i BE-së Ettore Sequi, ishte i pranishëm sot paradite në mjediset e Univeristetit Bujqësor të Kamzës, ku vizitoi laboratorin për Monitorimin e Tokës të Universitetit të Kamzës për të përuruar pajisjet shkencore që i janë dhënë Universitetit dhe Ministrisë së Mjedisit. Projekti kap vlerën e 2 mln eurove.
“Në 20 vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar rritje ekonomike mbresëlënëse, por ka përjetuar gjithashtu mjaft degradim mjedisor. Dhe degradimi përkthehet në shëndet të keq, krijon problem të thella të shëndetit publik dhe bëhet barrë për buxhetin e shtetit. Degradimi mjedisor nënkupton edhe humbje të potencialit ekonomik, humbje të vendeve të punës dhe të ardhurave në sektorë të tillë si turizmi, riciklimit dhe bujqësia".”- nënvizoi ambasadori Sequi duke shtuar se ”ndotja e mjedisit është shqetësim i përbashkët”.
“Ne po sjellim ekspertizën tonë për mjedisin. Eshtë përgjegjësia juaj të miratoni ligje që nxisin zhvillimin dhe mjedisin e gjelbërt. Është përgjegjësia juaj për të zbatuar këtë vizion” theksoi Sequi.
Përfaqësuesi i Bashkimit Europian vuri theksin dhe në politikat transparente, dhe gjithëpërfshirësë për të rritur ndërgjegjësimin për një mjedis të pastër.
Gjatë 5 viteve të fundit, BE-ja ka dhënë pothuajse €115 milion nga të ardhurat e të taksapaguesve të saj për përmirësimin e sistemeve ujërave të bardha dhe të zeza, për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme dhe forcimin e institucioneve mjedisore.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com