BE ndan 13 milionë euro për Ballkanin Perëndimor për luftën kundër COVID-19

BE ndan 13 milionë euro për Ballkanin Perëndimor për luftën kundër COVID-19

Komisioni Evropian ka bërë publike paketën prej 530 milionë eurosh në mbështetje financiare shtesë përmes Fondit te Solidaritetit të BE-se.  Sipas kësaj pakete bëhet me dije se Fondi do të kontribuojë në përpjekjet e vendosura nga 17 shtetet anëtare, Austria, Belgjika, Kroacia, Çekia, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Portugalia, Rumania, Spanja dhe tri vendet drejt anëtarësimit Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia për të mbrojtur shëndetin publik në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Financimi do të mbështesë një pjesë të shpenzimeve publike për pajisjet mjekësore dhe personale të mbrojtjes, mbështetjen emergjente për popullatën dhe masat e parandalimit, monitorimit dhe kontrollit të përhapjes së sëmundjes.

Komisionerja për Kohezion dhe Reforma, Elisa Ferreira tha: “Fondi i Solidaritetit të BE-së është një demonstrim konkret i solidaritetit Evropian. Që nga krijimi i saj ai ka ofruar ndihmë për miliona njerëz gjatë kohërave të vështira. ”

Paketa e ndihmës e propozuar sot përfshin gjithashtu 132.7 milionë euro të paradhënieve të marra tashmë nga Gjermania, Irlanda, Greqia, Spanja, Kroacia, Hungaria dhe Portugalia.

Drejtoresha për Ballkanin perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera  me anë të një postimi në Twitter se BE-ja do t’i ndajë 13 milionë euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.

“Solidariteti i BE-se me Ballkanin Perëndimor në luftën kundër COVID-19 vazhdon. Komisioni i BE-së ka propozuar më shumë se 13 milionë euro nga Fondi i Solidaritetit të BE-së për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë për të mbuluar kostot e valës së parë të pandemisë”, ka shkruar Calavera.

Ndihma e propozuar nga Komisioni tani duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli dhe më pas do tu shpërndahet vendeve.

EUSF u krijua pas përmbytjeve të mëdha në Evropën Qendrore në verën e vitit 2002, kryesisht për të ndihmuar vendet në operacionet e emergjencës dhe rimëkëmbjes pas katastrofave natyrore.

Midis vitit 2002 dhe 2020, EUSF ka mobilizuar gjithsej mbi 6.5 miliardë euro për ndërhyrje në 96 katastrofa në 23 shtete anëtare dhe 1 vend jo anëtar.

Kontributi financiar i propozuar nga Komisioni tani duhet të miratohet nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian. Ndihma financiare do të shpërndahet për vendet aplikuese, ndërkohë vihet re se Kosova nuk është pjesë e kësaj liste

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Likja: 11/03/2021 16:44

    Hahahah u keputen barbonat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës