BE ngre një grup ekspertësh për
të luftuar fenomenin 'Fake News'

BE ngre një grup ekspertësh për<br />të luftuar fenomenin 'Fake News'<br>
Komisioni Europian do të ngrejë një grup ekspertësh për të luftuar fenomenin "Fake News", me plane shtesë për të krijuar të ashtuquajturin ‘kod praktik’ deri në korrik.

Grupi ekspertëve i mandatuar nga BE-ja rekomandon që platformat dixhitale dhe rrjetet sociale të respektojnë një “kod etike” për të luftuar keqinformimin on line, sipas një raporti të publikuar sot. Idetë u paraqitën të hënën në një raport prej 50 faqesh nga një grup i përbër prej 39 përfaqësues të mbledhur nga komisioni. Ky koalicion përfshin njerëz nga platformat online, organizatat e mediave të lajmeve, gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile, të gjithë bashkë për të luftuar dezinformimin.

Do të kërkohet gjithashtu që të krijohet një kod sjelljeje, të cilën ata e emërtojnë si një ‘kod praktikash’. Ekspertët gjithashtu sugjerojnë që platformat në internet dhe rrjetet sociale duhet të angazhohen për të “siguruar transparencën duke shpjeguar se si algoritmet zgjedhin lajmet e paraqitura”.

Megjithatë kjo do të ishte një detyrë e vështirë për shkak se të ardhurat e platformave të mëdha të mediave sociale lidhen me mënyrën se si do të ruajë vëmendjen e përdoruesve, me lajme të bujshme ose të rreme.

Raporti gjithashtu sugjeron zëvendësimin e termit ‘lajme të rreme’ me ‘dezinformacion’. “Ne e karakterizojmë atë si informacion të rrem, të pasaktë ose mashtrues, të projektuar, të paraqitur dhe të promovuar për të sjellë qëllimisht dëm publik ose për fitim”, vëren raporti.

Ekspertët megjithatë nuk kanë parë burimin e shumë dezinformatacioneve që rrjedhin nga fuqitë e huaja, të tilla si Rusia, duke thënë se ata ishin të ngarkuar për të shqyrtuar praktikat më të mira. Raporti gjithashtu nuk përmban përgjigje se çfarë duhet të bëni nëse vetë qeveria e shteteve anëtare po shpërndajnë dezinformacione. Por ekspertët premtuan se një treg i gjallë i medias duhet të mbrohet.

Në një intervistë dhënë të premten për median, komisionerja europiane për Çështjet Dixhitale, Mariya Gabriel, tha se ishte i nevojshëm dyfishimi i përpjekjeve kundër keqinformimit on line, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore, kur nga ndajnë vetëm 15 muaj nga zgjedhjet europiane.

Raporti sugjeron se komisioni mund të shqyrtojë mundësitë e tjera, nëse është e nevojshme, duke përfshirë “ndërhyrjet rregullatore”. “Ne nuk kemi vendosur për rregulloret. Le të vendosim këtë [raport] në veprim dhe ne do të shqyrtojmë mundësitë e tjera në të ardhmen,” u tha Gabriel.

Raporti gjithashtu rekomandon që komisioni të mbështesë krijimin e “Qendrave Evropiane” për hulumtime mbi dezinformimin, përmirësimin e njohurive mediatike dhe rritjen e fondeve për gazetari hulumtuese, midis ideve të tjera.

Komisionerja bullgare ngriti këtë grup pune në muajin janar, i përbërë nga 40 përfaqësues të mediave të rëndësishme europiane (RTL, Mediaset, Sky News), shoqërisë civile (RSF) gjigantëve të teknologjisë (Facebook, Twitter dhe Google) si dhe pedagogë dhe gazetarë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa