TIRANË - Ka nisur sot zbatimi i projektit të financuar nga BE-ja me temë, “Nxitja e përfshirjes sociale të komuniteteve Rome në Shqipëri përmes ndërhyrjeve të veçanta për fëmijët vulnerabël”
Projekti i përbashkët i Unionit për Zhvillimin dhe Integrimin e Minoritetit Rom në Shqipëri “Amaro-Drom dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin i cili do të kontribuojë në parandalimin e fenomenit të migrimit dhe shfrytëzimit të të miturve të pashoqëruar Romë dhe mbrojtjen e të miturve të prekur nga migracioni dhe shfrytëzimi, përmes promovimit të përfshirjes sociale në komunitetet ku ata jetojnë.
Projekti ka në shënjestër rajonet: Gjirokastër, Delvinë, Sarandë, Korçë, Devoll dhe zbatohet në partneritet me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Zyrën e Avokatit të Popullit të cilët ishin pjesëmarrës në takim dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur realizimin me sukses të projektit.
Përfshirja sociale e komunitetit Rom në Shqipëri është një objektivë e politikave kombëtare dhe në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga procesi i asociimit - stabilizimit në Bashkimin Evropian (BE).
Projekti do të realizojë objektivin e tij përmes një sërë aktivitetesh që do të zhvillohen një një periudhë 18 mujore (Janar 2014- Qershor 2015) dhe që do të synojnë: i) Vlerësimin e situatës së vulnerabilitetit të fëmijëve Romë ndaj shfrytëzimit ndërkufitar për punë dhe ndaj trafikimit, dhe ndërtimit të një dialogu midis aktorëve lokalë dhe kombëtarë në Shqipëri për këtë problematikë; ii) vlerësimin e zbatueshmërisë së legjislacionit shqiptar në mbështetje të pritjes, referimit dhe asistencës ndaj të miturve të pashoqëruar në Shqipëri, si dhe ofrimit të rekomandimeve për masa korrigjuese; iii) krijimin e një rrjeti të ofruesve të shërbimeve për të miturit e pashoqëruar në zonat e shënjestruara nga projekti dhe ngritjen e kapaciteteve të koordinatorëve lokalë Romë për referimin dhe asistimin e të miturve të pashoqëruar; iv) hartimin dhe zbatimin e një skeme për riintegrimin e të miturve të pashoqëruar në komunitetet e tyre, thuhet në njoftimin e bërë nga selia e BE-së në Tiranë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com