BE dhe SHBA nxisin Kuvendin të votojë zgjatjen e afateve të vettingut: Përfundimi i suksesshëm i procesit, thelbësor për integrimin

BE dhe SHBA nxisin Kuvendin të votojë zgjatjen e afateve të vettingut: Përfundimi i suksesshëm i procesit, thelbësor për integrimin

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkon nga deputetët të votojnë zgjatjen e afatit të organeve të Vettingut në Drejtësi, në një kohë kur amendamentet kushtetuese kërkojnë vetëm dritën jeshile të ligjvënësve, pas kalimit në Komisionin e Ligjeve. Përfundimi i këtij procesi, SHBA dhe BE, e cilësojnë thelbësore për integrimin e vendit.

“Bashkimi Evropian mbështet fuqimisht zgjatjen e mandatit. Përfundimi i suksesshëm i procesit të vettingut është tejet i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë” shkruhet në një reagim në faqen e Tëitterit të zyrës së zgjerimit në Bashkimin Europian, që është shpërndarë edhe nga ambasada Amerikane në vendin tonë.

Për të zgjatur Vettingun, në parlament nuk mjaftojnë vetëm votat e mazhorancës, por mbi 90 vota, çka do të kërkojë konsensusin e demokratëve.

I.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv, kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv, kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)