Kriza energjetike e shkaktuar nga konflikti me Iran pritet të zgjasë. Paralajmërimi vjen nga Komisioni Europian, që thotë se ndikimi nuk do të jetë afatshkurtër.

Zëdhënësja e KE-së, Anna-Kaisa Itkonen, deklaroi se situata lidhet drejtpërdrejt me Ngushticën e Hormuzit, ku gjatë luftës është bllokuar pjesërisht kalimi i anijeve të transoprtit.

Ajo theksoi se rreth 8.5% e gazit të lëngshëm të BE-së, 7% e naftës dhe plot 40% e karburantit për avionë dhe dizelit kalojnë pikërisht në këtë korridor strategjik.

“Çfarë mund të parashikojmë që tani është se kjo krizë nuk do të jetë afatshkurtër”, u shpreh ajo.


Lajmi kryesor:

Lufta në Iran/ Arrihet armëpushim dyjavor! Shefi i Pentagonit: Shans për paqe të vërtetë! Izraeli shënjestron me raketa Libanin