STRASBURG, 17 dhjetor /ATSH-AFP/ - Parlamenti Evropian (PE) dha sot mbështetjen e tij në parim mbi njohjen e shtetit palestinez, por pa u kërkuar vendeve anëtare të BE-së ta bëjnë këtë gjë sikurse shpresojnë shumë guprime politike.
"Parlamenti Evropian mbështet në parim njohjen e shteti palestinez dhe zgjidhjen e bazuar në dy shtete, po kjo duhet të ecë në një rrugë me procesin e paqes, që duhet të rifillojë", sipas rezolutës së miratuar nga 498 vota pro dhe 88 vota kundër.
Ky tekst pa vlera detyruese u përpunua nga pesë grupime politike të Parlamentit Evropian (PE) pas negociatash shumë të vështira.
Socialistët, të Gjelbrit dhe e majta radikale shpresonin që me këtë rezolutë t'i kërkonin shteteve anëtare të njihnin shtetin palestinez, por PPE-ja, formacioni politik kryesor në parlament, ndikoi që ta lidhë këtë prespektivë me një rifillim të bisedimeve për paqe.
Parlamenti Evropian ka vendosur të angazhohet në një iniciativë të quajtur "Parlamentarët për paqe" që synon të afrojë parlamentarët evropianë, izraelitë dhe palestinezë për të mundësuar progresin e prespektivës për paqe./
/G.S/