BE: Serbia të bashkëpunojë pa kushte për zbardhjen e ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të Kosovës

BE: Serbia të bashkëpunojë pa kushte për zbardhjen e ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të Kosovës

Bashkimi Evropian tha të hënën se pret bashkëpunim pa kushte nga Serbia për ndriçimin e ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të Kosovës, ndërsa u bëri thirrje të dyja palëve të kthehen në tryezën e bisedimeve si e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë arritën një shkallë të pashembullt që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës pas 24 shtatorit, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri duke vrarë një oficer policie. Tre sulmues u vranë gjatë përleshjeve, që nxitën shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se të dyja palët duhet të ndërmarrin hapa për uljen e tensioneve, duke nënvizuar se blloku pret bashkëpunim pa kushte të Serbisë për ndriçimin e ngjarjeve të 24 shtatorit.

“Nuk është se thjeshtë presim bashkëpunim të plotë, por presim bashkëpunim pa kushte nga Serbia, dhe kur ka vullnet ka edhe rrugëdalje. Nuk ka nevojë të fshihet askush prapa çështjeve formale si njohja apo mosnjohja e një shteti, ka mjaft mënyra se si mund të ndash të gjeturat tua, si mund të bashkëpunosh dhe të kontribuosh në hetimin e plotë”, tha Stano.

Kosova akuzon Serbinë për organizmin e sulmit ndaj policisë, por Beogradi zyrtar mohon çfarëdo lidhjeje me grupin e armatosur që kreu sulmin përgjegjësinë për të cilin e mori Milan Radoiçiç, nënkryetari i deritashëm i Listës Serbe, subjektit më të madh politik të serbëve në Kosovë.

Rrethanat e sulmit, tha zoti Stano, “duhet të sqarohen deri në fund në mënyrë që të kemi një fotografi të qartë rreth asaj se çfarë ndodhi, përse ndodhi dhe kush morri pjesë e kush e organizoi. Duke u bazuar në këto të gjetura Bashkimi Evropian do të vendosë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm në qasjen tonë ndaj Serbisë, Kosovës, ndaj dialogut dhe rajonit në tërësi”, tha Stano.

Autoritetet në Kosovë kërkojnë ndëshkimin e Serbisë për sulmin e 24 shtatorit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi të hënën me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s me seli në Napoli, Admiralin Stuart B. Munsch, ritheksoi kërkesën për masa konkrete kundër Serbisë pas atij, që ajo e cilësoi akt agresioni ndaj Kosovës.

Bashkimi Evropian këmbëngul se do ta shqyrtojë mundësinë e vendosjes së masave pasi të kenë përfunduar të gjitha hetimet rreth 24 shtatorit.

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia javën e kaluar e vlerësoi situatën në veri të Kosovës si të paqëndrueshme dhe me mundësi përshkallëzimi. NATO-ja tanimë ka filluar shtimin e trupave në terren mes shqetësimeve për gjendjen e sigurisë./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim