Në emisionin “Repolitix” në Report TV, ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj komentoi vizitën në Tiranë të kreut të delegacionit të PE, David McAllister. Gjatë konferencës për shtyp ku mori edhe pyetje nga gazetarët, McAllister e bëri të qartë se nuk do të takohej me liderin e PD, Sali Berishën.
Në këndvështrimin e Alibeajt, kjo ishte një goditje e fortë për Berishën pasi rikonfirmon qëndrimin e shprehur prej kohësh: kryedemokrati mbetet non grata.
Enkelejd Alibeaj: Çfarë tha McAllister se po i kthehemi edhe njëherë. I dha vërtet një goditje të fortë qeverisë lidhur me mënyrën si po sillet në raportin me drejtësinë, por i dha një goditje po aq të fortë edhe PD, më saktë Sali Berishës. Zotëria është përfaqësuesi më në zë i partive popullore sepse është afër me PD dhe nuk shkon ta takojë. Do të thotë, ka rifreskuar edhe njëherë qëndrimin konsistent në raport me personazhin politik Sali Berisha, ngelet non grata.
-Edhe me europianët?
Enkelejd Alibeaj: Akoma më shumë pas kaq kohësh se mirë amerikanët patën arsyet e tyre, e morën ata, e me radhë... po këta?
Në konferencën e së mërkurës, McAllister dënoi gjithashtu edhe protestat e dhunshme të Berishës duke thënë se “nuk kanë vend në demokraci”.
Komente










