BE shpall listën e re të parajsave fiskale, përfshin edhe Emiratet

BE shpall listën e re të parajsave fiskale, përfshin edhe Emiratet

28 ministrat e Ekonomisë dhe Financave të Bashkimit Evropian kanë shtuar dje në një “listë të zezë” të vendeve që pastrojnë para të pista edhe 10 të tjerë, ku, për habit ë të gjithëve, tani figurojnë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Të mbledhur në Bruksel, ata deklaruar se do të konsiderohen si parajsa fiskale edhe vende si Aruba, Barbados, Belize, Bermuda, Dominika, Fixhi, Ishujt Marshall, Oman e Vanuatu. Këta iu shtohen pesë vendeve të tjerë, që ishin të pranishëm në një listë të mëparshme, të miratuar nga ana e BE, ku përfshiheshin Samoa, Trinidad e Tobago, Ishujt Virxhin Amerikanë, Samoa Amerikane dhe Guam.

Sipas Brukselit, qeveritë e këtyre vendeve nuk bashkëpunojnë për të nxjerrë emrat e personave apo subjekteve nga vende të huaja, të cilët kanë depozituar tek ata para duke shmangur deklarimin e origjinës së tyre, si dhe pa paguar taksat nacionale.

Ndër parajsat fiskale numërohen tani edhe Bahrein, Grenada, Koreja e Jugut, Makao, Mongolia, Namibia, Palau, Saint Lucia dhe Tunizia.

Por, ndryshe nga sa pritej, ministrat kanë lënë jashtë kësaj liste edhe vende që dyshohet fuqishëm se janë përfshirë në aktivitete të tilla të dyshimta, si Panamaja, Bahamas, Zvicra, Ishujt Virxhin Britatikë, Ishujt Kajman, Guernsey, Ishulli Man, Xhersey apo Hong Kong. Sipas ekspertëve që ndjekin këtë fushë, BE është ndodhur vazhdimisht nën presionin e lobeve shumë të fuqishme botërore për të mos vendosur emrat e këtyre vendeve tk lista e zezë. Por dyshime, madje, kanë rënë vazhdimisht edhe në aktivitetet e autoriteteve dhe bankave edhe të disa vendeve të vetë Bashkimit Evropian: Luksemburgut, Irlandës, Holandës, Qipros e Maltës.

Kriteret që ndiqen për të përcaktuar nëse një vend u përket parajsave fiskale janë: transparenca fiskale, taksimi i ekuilibruar dhe respektimi i normave të Organizatës OECD për trasferimin e fitimeve nga një vend në tjetrin.  

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë