BE-Shqipëri, Opozita tenton të
bllokojë deklaratën e përbashkët
Partia Demokratike tenton të bllokoi miratimin e deklaratës së përbashkët ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë. Në ditën e dytë të takimit përfaqësuesit e opozitës kërkuan disa herë kohë për të arritur në një konkluzion.
TIRANE- Partia Demokratike tenton të bllokoi miratimin e deklaratës së përbashkët ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë. Në ditën e dytë të takimit përfaqësuesit e opozitës kërkuan disa herë kohë për të arritur në një konkluzion për të miratuar një deklaratë të përbashkët por në përfundim ata u tërhoqën nga votimi duke e miratuar pjesërisht deklaratën. Sipas njoftimit të bërë nga zyra e shtypit e Partisë Socialiste bëhet me dije se deklarata e përbashkët u miratua pas një debati ndërmjet palëve. Bashkëkryetari i Komitetit zoti Eduard Kukan dhe Sekretariati i Parlamentit Europian kishin përgatitur një deklaratë finale për miratim nga anëtarët e Komitetit.
Ne kohën e diskutimit të kësaj deklarate, përfaqësuesit e PD kërkuan më shumë kohë në dispozicion, duke shtyrë dhe orarin e përfundimit zyrtar të takimit. Megjithëse nuk ishte e parashikuar në procedurë dy bashkëkryetarët Eduard Kukan dhe Taulant Balla e miratuan këtë kërkesë. Pas rifillimit të punimeve deputetët e PD përmes Aldo Bumçit paraqitën një tekst pothuajse të ndryshuar tërësisht nga teksti fillestar i propozuar nga Parlamenti Europian.
Përsëri edhe ky propozim u pranua nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe nga bashkëkryetarët Kukan dhe Balla. Pas diskutimeve të gjata u arrit të miratohet pjesërisht deklarata e përbashkët pasi 8 propozime të PD u lanë jashtë ku në to përfshiheshin të gjitha ankesat e demokratëve ndaj qeverisë që nga Zana Xhuka, Presidenti, AMA, Nëpunësi civil e deri tek plotësimi i anëtarëve të
KQZ.
AkuzatDeputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla theksoi dje në një postim në faqen e tij në “facebook” se deputetët e PD-së ishin pro votimit të deklaratës së përbashkët por ata ndryshuan qëndrim pasi kishin marrë nj urdhër nga ana e ish-kryeministrit Berisha. Konkretisht Balla shkruan se: “jo pa qëllim falënderove edhe deputetët e opozitës me të cilët ndamë të njëjtin qëndrim për rëndësinë e miratimit të deklaratës, deri në momentin kur nga Tirana erdhi e-maili që rrëzoi tërësisht draftin e propozuar nga Bashkë-Kryetari i Komitetit zoti Eduard Kuka dhe Sekretari i Parlamentit. Nga deputetët e Partisë Demokratike u informua se e-mail erdhi nga vetë Sali Berisha.
Mirëkuptuam kolegët e Partisë demokratike për situatën e vështirë në të cilën u vendosën”, theksoi Balla në postimin e tij në “facebook”. Nga ana e saj PD hodhi akuza për mazhoracnë se ndikoi në mos miratimin e tetë pikave të PD-së në deklaratën e përbashkët. Konkretisht këto tetë pika kishin të bënin me të gjitha ankesat e PD-së që kur doli në opozitë. Konkretisht në të akuzohej qeveria për zgjedhjet në Korçë, shkarkimin e Zana Xhukës, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, uzurpimin e kompetencave të Presidentit, tërheqjen e mazhorancës nga nisma për të shkarkuar Endir Bushatin. Por vendosja e këtyre klauzolave nga ana e PD-së solli edhe një tentativë të tyre për të mos pasur një deklaratë të përbashkët ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë dhe për këtë, marrëveshja u miratua pjesërisht.
Shkrimi u publikua sot (14.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.6%
-
Jo
46.1%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 6929
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 900 emigrantë! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32