BE shtyn zgjerimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

BE shtyn zgjerimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Takim i ministrave të BE për Europën, Luksemburg 31 tetor 2020

Është kohë bllokadash në Bashkimin Europian. Pas krizës së buxhetit, tani është Bullgaria që vë veto për Maqedoninë e Veriut. Përpjekja e re për negociata shtyhet për në vitin 2021. Zhgënjim në Berlin.

"Nuk kemi mbërritur aty, ku duhet të kishim mbërritur prej kohësh", pranoi ministri gjerman për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth. I zhgënjyer, Roth, i cili drejtoi konferencën me video të ministrave të Europës konfirmoi, që BE për të satën herë nuk ia doli dot të çelë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Si vendi i vetëm i BE, Bullgaria bllokoi çeljen e konferencës ndërqeveritare për fillimin zyrtar të negociatave. "Kjo është një goditje e rëndë", tha Roth. Kancelarja Merkel është angazhuar personalisht tek bullgarët për Maqedoninë e Veriut. Pa sukses. Roth pranoi se është "i zhgënjyer".

Pretendimi i Sofjes

Jo-ja e bullgarëve ngre dyshime për premtimet e BE, është shprehur më tej ministri Roth. Një bllokadë e re është e rrezikshme për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit. Që në mars të vitit 2020 të gjitha vendet e BE, përfshirë edhe Bullgarinë, ishin pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vetëm datën nuk donin ta përcaktonin saktë.

Kur në verë Bullgaria kërkoi papritur, që Maqedonia e Veriut duhet të njohë gjuhën maqedonase si një dialekt të bullgarishtes. Maqedonia e Veriut e refuzon këtë dorëzim identiteti. Tensionet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë të vështira për t'u kuptuar nga vendet e BE, shprehen diplomatët europianë në Bruksel, pasi të dyja vendet në vitin 2017 nënshkruan një marrëveshje miqësie.

Ministri i Shtetit, Michael Roth edhe njëherë kujtoi, se Maqedonia e Veriut ka bërë përpjekje të mëdha në rrugën e procesit të anëtarësimit. Madje edhe emri i vendit u ndryshua nga Maqedoni në Maqedoni të Veriut për të zgjidhur konfliktin e emrit me Greqinë.

Shkupi nuk duhet të dorëzohet

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Maros Sefcovic që mori pjesë në videokonferencë, kërkoi që maqedonoveriorët dhe shqiptarët të mos e humbasin kurajon. "Nuk bëhet fjalë, për "nëse" tek negociatat e anëtarësimit, por për "kur"", tha ai. Edhe Michael Roth i bëri thirrje qeverisë në Shkup të mos dekurajohet. "Bëhet fjalë vetëm për një vend që është në opozitë." Vitin e ardhshëm do të arrijmë suksesin në presidencën portugeze.

Vërtet vetëm një vend? Diplomatët e BE bëjnë të ditur, se Holanda ka rezerva si edhe më parë për çeljen e negociatave me Shqipërinë. "Këtë ata nuk e thonë tani fare hapur, por fshihen pas Bullgarisë", tha një diplomat. Holanda ishte ajo që kërkoi në nëntor, që Shqipëria duhet të përfundojë reformat e shtetit ligjor, megjithëse Komisioni Europian i atestoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut "pjekuri anëtarësimi".

Edhe vendet e tjera të Ballkanit, që kanë filluar ndërkohë procesin e negociatave shënuan pak progres në negociata gjatë presidencës gjermane. Serbia për shembull nuk hapi as edhe një kapitull të ri nga 35 kapitujt. "Progresi në negociata nuk varet nga ne, por kryesisht na vendet anëtare", tha Michael Roth. Përparimi i Serbisë në reformat ligjore, mediat e lira, zgjidhjen e konflikteve rajonale nuk ka qenë i kënaqshëm.

Polonia dhe Bungaria bllokojnë buxhetin

Bllokada dhe vetot e vështirësojnë suksesin e presidencës gjermane të BE. Negociatat për buxhetin disavjeçar të BE, fondet për Coronën dhe mekanizmi i verifikimit të shtetit ligjor kanë ngecur në vend edhe dy ditë para samitit të BE. Hungaria dhe Polonia e bllokojnë arritjen e një ujdie, sepse për to është e papranueshme futja e një mekanizmi për verifikimin e shtetit ligjor. "Pas kuintave po punohet", siguroi ministri për Europën, Michael Roth.

Por ajo që është e qartë, është se teksti i mekanizmit të shtetit ligjor dhe paketa e përgjithshme buxhetore nuk ndryshohet më pas. KE po verifikon ndërkohë mundësinë e dytë: Nëse bllokohet kuadri buxhetor, atëherë të 25 vendet e BE, pa Hungarinë dhe Poloninë, mund të krijojnë një fond ndihme të Coronës, me qëllim që të investohen 750 miliardë eurot e planifikuara për rimëkëmbjen e ekonomisë në vitet e ardhshme./ Marrë nga DW

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 09/12/2020 19:28

    Ndaj i thone Evropa eshte kur*e.

    Përgjigju
  • fotografi: 09/12/2020 18:56

    Fotoja ne kete artikull flet nje mije fjale. I dhane brrylin ketyre dy shteteve, Europa... lesh europa se qe kur ke futur shtete si bullgaria ... e deri ne poloni ... eshte ber han fare EU. Maqedonasit e shkrete qe kane krijuar nje identitet fals dhe te gjitha shtetet (greqia, bullgaria, shqiperia) u kane thene qe kjo nuk ka per te shkuar gjate ... Problemet jane te shumellojshme e te gjithaneshme, ashtu si mashtirimi i te futures ne EU ... qe ske si te mos e presesh me te tallur njesoj sic po bejne dhe europianet qe e kane iniciuar.

    Përgjigju
  • vjosa: 09/12/2020 17:15

    FUTENI maqedonine ne europe,,,,ndaheni nga shqiperia ,,,jemi dy shtete te ndryshme ,,,nuk ka pse te jemi bashke,,,,,ne ne shqiperi kemi per te permbushur shume kushte, dhe na duhen shume vite....

    Përgjigju
    • Drini: 09/12/2020 18:02

      O Vjosa a na ha k**in?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu