‘BE të ndryshojë qasjen ndaj Serbisë’, ministri i Jashtëm hungarez: S'duhet ta kushtëzojë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën
Ministri hungarez, Peter Szijjarto
Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë të martën se Serbia “është e gatshme” për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian (BE), duke shtuar se anëtarësimi i saj në bllok nuk duhet të kushtëzohet me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve, Hina, ai tha se kushtëzimi i anëtarësimit të Serbisë në BE me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është "i padrejtë" ndaj Beogradit, sepse "kjo gjë nuk varet vetëm nga Serbia".
"Izolimi i Serbisë është taktika më e keqe e mundshme", tha Szijjarto.
Kreu i diplomacisë hungareze tha se Serbia është “e gatshme të hyjë nesër në BE", dhe se pa të, si vendi "më i madh dhe më i fortë" në Ballkanin Perëndimor "nuk ka stabilitet në bllok".
Szijjarto e shpjegoi retorikën e shpeshtë antiperëndimore dhe antievropiane të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me një ndjenjë zhgënjimi për shkak të mungesës së përparimit drejt anëtarësimit, pavarësisht “kritereve të përmbushura”.
"Unë besoj se qasja e burokracisë nga Brukseli duhet të ndryshojë ndaj saj [Serbisë]", tha ministri hungarez.
Serbia është kandidate për t’u bërë anëtare e BE-së prej vitit 2012, ndërsa bisedimet për anëtarësim i hapi në vitin 2014.
BE-ja paralajmëron rregullisht se shpejtësia e procesit të anëtarësimit të Serbisë në bllok do të varet nga përparimi i saj në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili ndërmjetësohet nga Brukseli.
Szijjarto tha gjithashtu se projekti i BE-së nuk do të përfundojë derisa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të saj.
“Brukseli ka nevojë për rajonin [Ballkanin Perëndimor] më shumë se sa rajoni për të”, tha ai.
Szijjarto njoftoi se gjatë presidencës së BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti, Hungaria do të theksojë përshpejtimin e këtij procesi, pasi “kjo do t'i japë BE-së freski dhe vrull të ri”. REL
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11266
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
17 vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
17-vjetori i Pavarsisë së Kosovës, Grenell përmend Jack Smithin, kërkon që të ndalet burgimi i padrejtë i Thaçit në Hagë: Ai duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave
17 Shkurt, 12:18
-
Kosova 17 vjet shtet! Rubio: SHBA ka mbështetur rrugëtimin e vendit për t’u bërë shtet sovran, nderojmë miqësinë mes popujve tanë
17 Shkurt, 09:29
-
Kosova 17 vjet shtet, arritjet dhe ngecjet në ekonomi
17 Shkurt, 08:12
-
Sot Kosova 17 vjet shtet, urojnë krerët e shtetit shqiptar! Begaj: Faleminderit aleatëve tanë që janë krah teje! Rama: Gëzuar pavarësinë!
17 Shkurt, 08:06
-
Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë! E dalë nga zgjedhjet pret formimin e qeverisë! Kurti: Sot Republika më e fortë se asnjëherë më parë! Osmani: Ecim përpara
17 Shkurt, 07:13
-
Samit informal në Paris mbi sigurinë në Evropë dhe luftën në Ukrainë
16 Shkurt, 22:02
-
Nesër 17 Shkurti/ Fluks i lartë në doganën e Morinës, shqiptarët e Kosovës zgjedhin ta festojnë Pavarësinë në Shqipëri!
16 Shkurt, 16:15
-
Nesër 17-vjetori i Pavarësisë/ Liderët e botës urojnë Kosovën, Trump: Mbështetje e plotë nga SHBA, por presim marrëdhënie më produktive me qeverinë
16 Shkurt, 14:23
-
Nesër 17-vjetori i Pavarësisë/ Njohjet që s’i erdhën kurrë, kush ia mbylli dyert Kosovës?
16 Shkurt, 14:12
-
Kosovë/ ‘NEWBORN’ edhe këtë vit me pamje të re, frymëzuar nga AI
16 Shkurt, 14:00
-
Rama kritika BE për zgjerimin: Po ecën ngadalë, ndani mendjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor! Zgjedhja e Trump, akti më bujar i Zotit kundrejt Europës
16 Shkurt, 11:57
Ah po,si gjithemone Hungaria e Orbanit,ben rolin e /kasnecit/ te kusherinjve Putin e Vucic ne BE dhe me gjere!
Përgjigju