BE: Vendimet e KQZ kyçe, të
mos ndikohet nga presioni

BE: Vendimet e KQZ kyçe, të <br />mos ndikohet nga presioni
TIRANE- Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi deklaron se zgjedhjet parlamentare janë tepër të rëndësishme për Brukselin, prandaj KQZ duhet të mos ndikohet nga ndonjë lloj presioni apo ndërhyrje politike.

Ambasadori i BE-së iu përgjigj interesit të gazetarëve në hotel Tirana, ku po zhvillohet dhe seminari për lirinë e medias dhe se që të kemi zgjedhje të mira, përgatitja e zgjedhjeve janë tepër të rëndësishme”

“Për ne cilësia e zgjedhjeve është një cështje tepër e rëndësishme. Është më se e qartë kur flasim për zgjedhjet nuk flasim vetëm për ditën por dhe parapërgatitjet që janë shumë të rëndësishme. Është tepër e qartë se KQZ ka roli kyç për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Në fund të vitit të kaluar takova kryetarin dhe zv/kryetarin dhe kam besim te profesionalizmi i tyre. Është e qartë se vendimet e KQZ janë shumë të rëndësishme për procesin. Në shumë raste vendimet e KQZ kërkojnë konsensusin që duhet të ketë KQZ dhe për rolin e vet KQZ në këndvështrimin e BE dutet të mos ndikohet nga ndonjë lloj presioni apo ndërhyrje politike. Kemi besim se KQZ në mënyrë të duhur do të marrë të gjitha masat për përgatitjen e e zgjedhjeve me qëllim që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndreshme sipas standardeve të BE. Bashkimi Europian beson se shqiptarët meritojnë këtë.”- tha Sequi.

(sg/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i plagosjes së kryeministrit Fico në zgjedhjet e qershorit në BE

Ndikimi i plagosjes së kryeministrit Fico në zgjedhjet e qershorit në BE