Zyra e BE raport për mashtrimet me fondet e IPARD, OLAF: Aplikantët ndanin grantin me kompani konsulence, konkurse të manipuluara! Të bllokohen 112 mln €

33 milionë euro kanë qenë fondet e Bashkimit Evropian të parashikuara si ndihmë të bujqësisë shqiptare që janë keqpërdorur. Shifra është zbuluar nga Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, që gjithashtu ka rekomanduar bllokimin e paketës së radhës 112 milionë euro për sa kohë nuk ka janë marrë masa për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.

Në pasqyrën që ka publikuar për rastin e abuzimeve në Shqipëri, OLAF raporton se “hetoi akuza serioze që përfshinin keqpërdorimin e fondeve të BE-së nga Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit për Zhvillimin Rural (IPARD II) në Shqipëri.

Një pretendim ishte se aplikantët për IPARD II ishin të detyruar të paguanin një përqindje të madhe të grantit të tyre për kompanitë e konsulencës të ‘përzgjedhura paraprakisht’, të cilat më pas do të lehtësonin kontratat me Agjencinë Shqiptare për Zhvillimin Rural dhe Bujqësinë (AZHBR), e cila shpërndante fondet.

Shkeljet 

Në pasqyrën e punës për vitin 2023, OLAF ka zbuluar tre shkeljet kryesore që bëheshin me fondet IPARD II, gjë që çoi në korrik të 2023 që Bashkimi Evropian të pezullojë këtë mbështetje.

Pas një sërë hapash komplekse hetimore, përfshirë kërkimet mjeko-ligjore digjitale të dokumenteve të lidhura me marrësit e IPARD II, AZHBR dhe operatorë të tjerë ekonomikë, OLAF zbuloi disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve.

Këto parregullsi përfshinin:

-Aplikantëve u kërkohet t’i paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale;

-Kontratat që jepen pa konkurrim, ose me konkurs të manipuluar (me oferta false që dorëzohen);

-Çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale.

Pas hetimit të saj, OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian të konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II prej 33 milionë euro, si të papërshtatshme”-thuhet në raportim.

Sipas njoftimit për shtyp të OLAF, pas një serie hapash hetimore, përfshirë kërkime forensike digjitale të dokumenteve të lidhura me përfituesit e IPARD II, ARDA dhe operatorë të tjerë ekonomikë, OLAF zbuloi shumë parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të shumë projekteve.

Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve thotë se një kopje e gjetjeve është dërguar te autoritetet shqiptare për shkak të “aktiviteteve të mundshme kriminale” të zbuluara gjatë hetimit.

Përveç bllokimit të fondit 112 milionë euro për IPARD III, OLAF i ka rekomanduar Komisionit Evropian që të shpallë thirrjet një dhe dy të programit IPARD II si të pavlefshme. Totali i fondeve të këtyre thirrjeve të konsieruara si të papërshtatshme arrijnë në 33 milionë euro, pra fonde që duhen kthyer mbrapasht. 

'Pas hetimit të saj, OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian të konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II prej 33 milionë euro, si të papërshtatshme.

OLAF rekomandoi më tej që BE të parandalojë 112 milionë euro të financimit të ardhshëm (IPARD III) për Shqipërinë nga shpenzimet e panevojshme, derisa të vendosen masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm.

Nisur nga aktivitetet e mundshme kriminale të zbuluara gjatë hetimit, OLAF i dërgoi edhe një kopje të gjetjeve të saj autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë.'- thotë OLAF.

Fondet e Ipard dhe SPAK
Programi i mbështetjes në bujqësi IPARD ofron grante në ndihmë të sektorit bujqësor për të gjitha vendet që janë në proces anëtarësimi me Bashkimin Evropian. Shqipëria është një prej pesë vendeve përfituese të mbështetjes me grante. Hetimet e Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit, nisën në 2021 pas denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm për korrupsion, favorizime e ndërhyrje politike 

Në korrik 2023 Komisioni Evropian ndrepreu pagesat për IPARD II dhe njëkohësisht ‘ngriu’ IPARD III. Frida Krifca, atëherë në postin e ministres së Bujqësisë tha në parlament se ishte procedurë normale e Bashkimit Europian

Dy muaj më pas, shtator 2013 Krifca u la jashtë qeverisë dhe në vend të saj u emërua Anila Denaj. Ndërkohë një ditë pasi Kuvendi miratoi ndryshimet në qeveri, përfshi dhe heqjen Krifcës nga kabineti qeveritar nisma 'Thurje' e paditi ish ministren në SPAK për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 22/06/2024 15:32

    Perse nuk e ka arrestuar Spak akoma kete Krifcen?

    Përgjigju
  • Ring: 22/06/2024 15:24

    Kujtuan se u be deti kos me parate e BE dhe menduan hajd te marrim lugen kush eshte me i zoti. Jane te gjithe hajdut we nga fermeret qe mashtrojne dhe nuk bejne punen per fondet qe marrin edhe deri ata qe i administritojne ne qeveri qe jane analfabete per nga formimi professional.

    Përgjigju
  • Artiola: 22/06/2024 14:36

    Eurot u vodhën dhe investimi nuk gjindet gjikund. Humbje dyfish.

    Përgjigju
  • Real: 22/06/2024 09:56

    U vodhen fondet por dhe fermeret mbeten pa financim se te pangopurit vjedhes oligarke i mbron dhe i simulon qeverisja. Friden e famshme ngaqe vodhi mire ne Azhbr Rama e beri ministre dhe pas e mori me prane vetes si keshilltare. Ky eshte realiteti

    Përgjigju
  • Ikor: 22/06/2024 08:51

    Mirë se fondet u vodhën. Të njëjtat projekte ekzistuese por që rifinancoheshin me dhjetëra herë me këto fonde kanë dështuar gjithashtu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tatimet kujtesë bizneseve: Deklaroni pronësinë! Informacioni shërben për përllogaritjen e tatimit në burim

Tatimet kujtesë bizneseve: Deklaroni pronësinë! Informacioni shërben për përllogaritjen e tatimit në burim