Beatrix Ramosaj sakrifikon për dashurinë

Beatrix Ramosaj sakrifikon 
për dashurinë
Beatrix Ramosaj sakrifikon për dashurinë! Sigurisht për dashurinë në klipin e saj më të ri “Qysh Ki Qef” e cila së shpejti premton se do të godasë fansat.

Edhe pse e re në moshë, ajo tashmë ka pushtuar tregun muzikor me klipe dhe projekte pafund.

Për “ThashThem”, Trixa rrëfen se kënga “Qysh Ki Qef” është këngë e rrymës pop,e cila erdhi si bashkëpunim i Seven Saraqit, kompozitorit Lirian Lurro Kaqit dhe vargjet e Asdren Gjikollit,  ndërsa klipi nga “Pro...Video”.

beatrix ramosaj

Fabula e këngës flet për dashurinë, për një vajzë e cila është e gatshme të sakrifikojë çdo gjë për dashurinë e saj.

Pas suksesit të këngës “Pa ty”, Betarixi po punon shumë për të qenë prezente në tregun muzikor.

Për këtë arsye ajo tregon se kjo verë ka qenë shumë e ngarkuar me projekte të reja muzikore, duke lënë pas çdo angazhim tjetër.

“Vera ime ka qenë shumë e ngarkuar me projekte të reja.

Për këtë aryse, kam refuzuar çdo ofertë që më është bërë, koncertet brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Pas disa ditë pushimeve në jug të Shqipërisë, tani jam çdo ditë në studio duke ju përkushtuar projekteve të reja”, tregon Beatrixi.

Ndonëse është e re në moshë, këngëtarja ka një fizik të hatashëm.

Për këtë arsye pak ditë më pare është komentuar në rrjetet sociale për format e saj trupore.

Fansat e shumtë të saj kanë filluar ti japin epitetin e Kim Kardashianit, për shkak të fotove të nxehta që ka postuar ditët e fundit, në rrjetet sociale.
Redaksia Online
(i.n/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës