Bebe Rexha: Nuk lejoj kurrë që dikush të prekë trupin tim nëse unë nuk dua!

Bebe Rexha: Nuk lejoj kurrë që dikush të prekë trupin tim nëse unë nuk dua!

Bebe Rexha

Bebe Rexha këngëtarja e famshme shqiptare,  ka folur hapur për përfshirjen e saj në industrinë e muzikës dhe për disa takime të sikletshme që ka pasur me disa producentë në Hollywood. Sipas  Cosmopolitan këngëtarja shqiptare u shpreh se donte të krijonte një mjedis të sigurtë për gratë.

Ajo tregoi disa eksperienca të këqija personale të saj. “Kur arrita për herë të parë në LA, punova me një producent shumë të madh. Ai më vendosi në një dhomë me shumë kantautorë dhe muzikantë të tjerë që të gjithë dukeshin të droguar. Ishte një producent që hynte në studio dhe më masazhonte këmbët. Një herë ai u përpoq të shkonte më lart mbi gjunjë dhe po bëhej disi i ashpër, kështu që i tërhoqa këmbët. Ai tha, ‘Jo, unë do të bëj atë që dua’. Por unë jam rritur për të mos lejuar kurrë që dikush të prekë trupin tim nëse nuk dua që ta bëjë”, tha Bebe.

Më pas u shpreh se ky person është shumë i famshëm, por ajo nuk dha asnjë emër.

Ajo më pas tregoi një takim të frikshëm me një producent dhe 6 burra të tjerë në një dhomë studioje që i dukej sikur do ta përdhunonin: ” Një natë unë isha vetëm në studio dhe një producent tjetër kishte një grup prej pesë ose gjashtë djemsh. Unë kisha dëgjuar gjëra rreth tij nga e kaluara dhe thjesht nuk mund ta përballoja më. Ndihesha sikur do të përdhunohesha. Në heshtje thirra një taksi nga kabina e regjistrimit, e cila ishte e mbyllur dhe dola prej atje. Ishte nata më e keqe që kisha kaluar ndonjëherë”.

Këngëtarja ka treguar edhe raste kur është fyer për paraqitjen dhe është diskriminuar për përmasat e trupit të saj.

Bebe Rexha, këngëtarja e njohur shqiptare

38/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat

Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat