Këngëtare dhe kantautore në tregun e vështirë të muzikës në Shtetet e Bashkuara, vajza me origjinë shqiptare Bebe Rexha duket se po ia del më së miri. Edhe pse ende në hapat e parë, 26-vjeçarja numëron disa momente të rëndësishme në karrierën e saj.

Së fundmi, Bleta ka postuar në Instagramin e saj një foto me këngëtarin seksi Nick Jonas dhe i ka bashkangjitur diçiturën "I fuck with this dude", që në shqip do të përkthehej "Unë q.... me këtë tipin".

Fansat e të dyve janë 'tërbuar' me komente, ndërsa nuk është e qartë çfarë ka dashur të thotë ylli i "I Can't Stop Drinking About You". Mbase ata vërtet...bëjnë seks bashkë, por mund të bëhet fjalë edhe për ndonjë bashkëpunim mes të dyve, që nëse do të rezultonte i vërtetë, do të ishte një tjetër sukses për këngëtaren shqiptare dhe sigurisht fat për Jonas. 
bebe rexha
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)