Bëhet fjalë për këngëtaren Bebe Rexha e cila tërheq vëmendje sa herë kalon në tapetin e kuq, ajo është kujdesur që të tërheqë interesimin e fotoreporterëve dhe të pranishmëve në mbrëmjen gala ‘Pre-Grammy’ të Clive Davis në qytetin e New Yorkut.
28-vjeçarja nuk i ka lënë shumë imagjinatës me fustanin që kishte zgjedhur të vishte, i cili ishte i gjatë, por edhe i tejdukshëm.
Kantautorja e njohur ka pozuar me shumë yje të njohura, ndërsa nuk ka harruar që t’i vë në pah edhe format e saj trupore.
Bebe, emri i vërtetë i të cilës është Bleta, e ka publikuar edhe një video në Instagram, ku vë në pah format e saja trupore.
Ylli botëror i muzikës është gjithmonë e gatshme për sfidat e modës, për këtë arsye imazhet e saj përfundojnë në faqet rozë të mediave kryesore botërore.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com