Përgjime, intervista me bashkëpunëtorë të ngushtë të Francesco Bechettit që e demaskojnë atë si ndërtues skemash mashtrimi si dhe dokumente që vërtetojnë se ai ndikoi dhe bleu vendimin e gjyqtarëve të arbitrazhit më dëm të Shqipërisë ka siguruar qeveria shqiptare për të kërkuar anulimin e vendimit të Gjykatës në Bruksel që e dënoi me 100 mln euro dëmshpërblim
Provat të cilat janë publikuar nga agjencia mediatike europiane ‘IntelliNews’, janë siguruar pasi shteti shqiptar ka kontraktuar një kompani investigimi, teksa agjentët e saj kanë zhvilluar biseda që edhe i kanë regjistruar me bashkëpunëtorë të ngushtë të Bechetit që provojnë skemat e tij. Të gjitha transpkriptet tashmë janë dorëzuar në një raport disa faqësh.
Pjesë nga raporti
Ky është Marco Giontella, (MG) një konsulent tatimor dhe bashkëpunëtor për më shumë se 25 vitesh i i Becchetti, i intervistuar disa herë nga agjentët e firmës hetuese. Në raportin që ka dorëzuar qeria shqiptare Giontella, konsulent i biznesmenit edhe në ccështjen kundër Shqipërisë, e thotë hapur atë që quhet “modus operandi’ (Mënyrë veprime) të Becchettit.
Pjesë nga dokumenti
Mënyra e veprimet e Bechetit si një skemë e mirëfilltë përfshin edhe kujdesjen që jo vetëm çëshja të shkojë në arbitrazh por edhe që rezultati të jetë ai i dëshiruar, duke përfshirje lidhje dhe "praktika korruptive".
Pjesë nga dokumenti
Skemën e përcaktimit të të paktën 2 nga 3 gjyqtarët në ccështjen kundër Shqipërisë zbardh sërish Giontella (MG).
Por kush e zgjodhi Presidentin e arbitrazhit në çështjen kundër Shqipërisë?
“Kryesia e ICDS, por të orientuar, ata kishin një listë njerëzish. Dhe në këtë listë ata thanë, ne preferojmë njëshin dhe dyshin, jo treshin dhe katrën. Sepse klienti im (Beccheti) njihte njëshin dhe dyshin”, thotë bashkëpunëtori i ngushtë i Bechetit.
Investigimi shpjegon se Charles Poncet u emërua në arbitrazh pasi Becchetti foli personalisht me të dhe siguroi marrëveshjen e tij për të vendosur në favor të tij në procedurë. Forma e favoreve përfshinte vende pune që u jepeshin bashkëpunëtorëve të anëtarëve të komitetit të ICSID në këmbim të ndikimit në zgjedhjen e një Presidenti të favorshëm.
Ndërsa Michael Pryles, Presidenti i gjykatës fillestare kishte marrëdhënie miqësore me David Rivkin, këshilltarin kryesor të Becchettit për më shumë se 12 vjet.
David Ripkin
Pjesë nga dokumenti
Raporti dha gjithashtu një deklaratë nga dëshmitari ekspert, një pedagog i universitetit italian Alberto Pasquale, në çështjen ICSID duke pranuar se ai gënjeu gjykatën e arbitrazhit dhe se Becchetti-t nuk i ishte shkaktuar asnjë dëm real .
“Z. Pasquale pohoi se ai ka shkelur detyrat e tij si një dëshmitar ekspert i paanshëm përmes ndërveprimeve të ngushta me z. Në vlerësimin e tij mashtrues, Z. Pasquale me vetëdije dha indikacione dhe deklarata të rreme për përmirësimin dhe rritjen e Agon Channel, ndërkohë që kishte një opinion krejtësisht të ndryshëm personal profesional (për të cilin ai u punësua) – se Agon Channel nuk kishte asnjë shans për t'u rritur,” pretendon raporti. “Z. Pasquale konfirmoi se roli i tij ishte të shërbente interesat e palës paguese (z. Becchetti) në procedurat e ICSID, në vend që të shërbente si ekspert i pavarur dhe objektiv.”
Pjesë nga dokumenti
Raporti, bazuar në intervistat e marra jep edhe rastin e Deutsche Bank që ishte gjithashtu viktimë në një rast të ngjashëm arbitrazhi me Becchetti. Si pjesë e Projektit të Hidrocentralit të Kalivacit, Becchetti nënshkroi marrëveshje sipërmarrjeje të përbashkëta me subjekte të ndryshme, përfshirë me organet shtetërore shqiptare dhe ndër të tjera me Deutsche Bank AG. Megjithatë, projekti shkoi keq dhe në vitin 2010 Becchetti dhe Deutsche Bank filluan procedurat e arbitrazhit, duke akuzuar secila tjetrën për shkelje të marrëveshjeve të sipërmarrjes së përbashkët.
Raporti i agjencisë së hetimit dhe të gjitha videot e intervistave të lidhura me to, i janë dorëzuar gjykatës në Bruksel në mbështetje të thirrjeve të Tiranës për anulimin e vendimit për t'i dhënë Becchettit 100 milionë euro, si dhe janë dorëzuar në të gjitha çështjet e tjera ligjore të nisura nga Qeveria e Shqipërisë që nga ajo kohë.
RAPORTI I PLOTË I SHQIPËRISË ME PROVA (NË ANGLISHT)
Njëri prej dy dëshmitarëve ekspertë të përdorur nga zoti Becchetti në Procedurat Origjinale të ICSID dhe e cila u përmend shpesh në vendimin përfundimtar, ishte zoti Pasquale, një ekspert në industrinë e mediave.
Zoti Pasquale arriti në përfundimin në mendimin e tij ekspert të dorëzuar në Procedurat Origjinale të ICSID, datë 2 qershor 2017, se Agon Channel kishte mundësi të mëdha rritjeje në numrin e shikuesve (dhe kështu edhe financiarisht), duke krahasuar performancat e Agon Channel me kanale të tjera televizive që transmetonin për shikuesit italianë. Mendimi dhe argumentet e zotit Pasquale u pranuan nga tribunali i ICSID dhe u përdorën si baza për shpalljen e vendimit përfundimtar (dhe u përmendën shpesh) në favor të zotit Becchetti.
Zoti Pasquale deklaroi se mendimet dhe vlerësimet e tij ekspert ishin të njëanshme në favor të zotit Becchetti. Zoti Pasquale theksoi se mendimet e tij ekspert do të ishin gjithmonë në përputhje me nevojat e palës që paguan – “ku është e drejta, ku është faji? Varet nga kush paguan”.
Gjatë takimit të zhvilluar më 26 prill 2024 (Eksponati 8), zoti Pasquale zbuloi manipulimin që kishte bërë në mendimin ekspert, duke konfirmuar se nëse do të ishte një ekspert i pavarur, këshilla e tij për tribunalin do të kishte qenë krejtësisht ndryshe, duke çuar në një ndryshim në favor të Padires.
Zoti Pasquale shpjegoi se kur dorëzoi mendimin ekspert, ai paraqiti një mundësi reale për Agon Channel për të përmirësuar dhe rritur fitimet e saj, ndërkohë që mendimi i tij i vërtetë dhe i sinqertë ishte se Agon Channel nuk kishte mundësi për përmirësim – dhe për pasojë nuk kishte asnjë dëm që shkaktohej nga mbyllja e saj.
Gjatë takimit të zhvilluar më 29 maj 2024 (Eksponati 9), zoti Pasquale riafirmoi manipulimin e tij, duke pohuar se përfundimet në raportin e tij ekspert nuk ishin të mundshme dhe, në fakt, Agon Channel do të kishte falimentuar brenda gjashtë muajve:
Përgjime, intervista me bashkëpunëtorë të ngushtë të Francesco Bechettit që e demaskojnë atë si ndërtues skemash mashtrimi si dhe dokumente që vërtetojnë se ai ndikoi dhe bleu vendimin e gjyqtarëve të arbitrazhit më dëm të Shqipërisë ka siguruar qeveria shqiptare për të kërkuar anulimin e vendimit të Gjykatës në Bruksel që e dënoi me 100 mln euro dëshmshpërblim
Një nga këto është dhe biseda që Michael Pryles, presidenti i gjykatës fillestare tregon se kishte marrëdhënie miqësore me David Rivkin, këshilltarin kryesor të Becchettit për më shumë se 12 vjet.
E njoh shumë mirë Michael. Unë, me siguri do ta shoh atë në një konferencë të madhe në Hong Kong pas disa javësh.
Agent: Doja të të pyesja sa e njihje atë?
Dr: Michael? E njoh shumë mirë, e njoh shumë mirë
Agjenti: Si mik?
Dr: Po. Michael është i shkëlqyer. Një nga arbitrat më të fortë që ekziston.
Kur SIAC (Qendra Ndërkombëtare e Arbitrazhit të Singaporit) në Singapor vendosi të bëhej një institucion më ndërkombëtar, i kërkoi Michael të ishte kryetar dhe Michael solli një gjykatë shumë ndërkombëtare, duke përfshirë mua. Dhe kështu, po, Michael, ju e dini, ka një përvojë shumë të fortë. Michael është ekselent.
Videoja që demaskon të gjithë mënyrën se si biznesmeni italian Franchesco Bechetti funksionte për të fituar qindra milionë euro në arbitrazhe, se si ndikon emërimet e gjyqtarëve të arbitrazhit që marrin më pas vendime në favor të tij.
Ky është Marco Giontella, një konsulent tatimor dhe bashkëpunëtor për më shumë se 25 vitesh i i Becchetti, i intervistuar disa herë nga agjentët e firmës hetuese. Në raportin që ka dorëzuar qeveria shqiptare Giontella, konsulent i biznesmenit edhe në çështjen kundër Shqipërisë, e thotë hapur atë që quhet “modus operandi’ të Becchettit.
Agjentët e kompanisë private të hetimet që kontraktoi qeveria shqiptare i kanë marrë 2 përgjime ku ai zbulon gjithccka duke mos e ditur që po merrej në pyetje.
Italiani është pyetur në anglisht dhe tregon se si Becchetti mashtronte që kur lidhte kontrat dhe blinte gjyqtarët në arbitrazhet e huaja.
Kur ju tha i gjati qe Bechetti ka per te marre ate te gjatin, nuk e besuat. Ja se po i hiqen petet lakrorit, pak nga pak. Bechetti le te ngushellohet me shtratin e ngrohte te signora Soniles ose te signore Adi Krastes.
PërgjigjuDeri tani Beccheti ka marre 150 mln euro avete. Ti vazhdo beso te gjatin se je mirë, do rrisi pensionet e boom turizmi, mjer ne.
Domethen do i paguajme ato leket apo jo? Se u bera lemsh
Përgjigjupaguni leket boll me terr merr mesazhe si babale
PërgjigjuShkoni mor bq po boll rrejtet popullin shqiptar. Paguani gjoben se vetem ju shtohet.
Përgjigju