Gjyqi i humbur me Becchetin, Gjykata e Apelit në Belgjikë bllokon një pjesë të parave në llogaritë e Albcontrol

Gjyqi i humbur me Becchetin, Gjykata e Apelit në Belgjikë bllokon një pjesë të parave në llogaritë e Albcontrol

Gjykata e Apelit në Belgjikë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të mbajtur të bllokuara një pjesë të aseteve në llogaritë që menaxhon kompania e kontrollit të trafikut ajror shqiptar, Albcontrol. Kjo për shkak të humbjes së gjyqit të Shqipërisë me Francesco Bechettin.

Lajmin është bërë e ditur nga vetë media që merret me vendimet e arbitrazheve. Sipas shkrimit raportohet se shuma që i është bllokuar Albcontrol është 65 milionë euro. Vendimi i shkallës së parë është marrë në datën 15 maj 2023, pas kërkesës së Francesco Bechetti dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kujtojmë se Becchetti në arbitrazh ka pretenduar për një persekutim politik në mungesë të ndonjë dënimi nga drejtësia shqiptare, ndërsa tani është i dënuar penalisht për mashtrim e falsifikim me tatim taksat, bashkë me nënën e tij dhe dy administratorët e firmave të tij në Tiranë.

Biznesmenin italian Francesco Becchettin, është dënuar me 16 vite burg për krijimin një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash, përmes kompanive të tij. Po ashtu edhe nëna e tij Liliana Condomitti është dënuar me 8 vite burg, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Francesco Becchetti u dënua se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.

Sipas gjykatës penale në vendimin e dhënë  në krye të një skeme fiktive të lidhur me ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaç, gjyqesh, faturash e qarkullimi aksionesh mes kompanive qëndron Becchetti.  Pra dënimi i gjykatës ka vërtetuar se investigimi dhe hetimi i prokurorisë ndaj Becchettit dhe firmës së tij (duke përfshirë televizionin Agon Channel) ishte bazuar mbi shkelje konkrete dhe jo mbi persekutim politik si ka konkluduar arbitrazhi.

Përgjatë procesit në arbitrazh Becchetti ka përfituar pikërisht nga mungesa e ndonjë dënim në Shqipëri kur procesi për arsye të paqarta është zvarritur për 6 vite. Ndryshe nga arbitrazhi që ndërkohë ka ecur me procedura të përshpejtuara. Edhe ditën e djeshme avokatët e Becchettit kërkuan ende kohë pasi bënin mbrojtjen prej 1 javë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Golemi I Kavajes: 26/05/2023 13:24

    Une si qytetar shqiptar e kam degjuar qe Bechetti ne Shqiperi ka patur nje aktivitet ekonomik, ndertimin e HEC mbi Vjose ne Kalivaç - Tepelene. Gjithashtu e njoh edhe per kanalin televiziv AGON. Mire, vodhi ne sy te qeverise nga aktiviteteti ekonomik, HEC Kalivac! Si vodhi? E kollajte per te kuptuar. Beri situacione fallco vete Bechetti, pa bashkepuntore te huaj apo shqiptare( ne mungese totale kontrolli, dhe me keto situacione shkoi ne llogarine e buxhetit te shtetit dhe terhoqi parate!). Ajo qe me çudit, eshte se si mund te vjedhe AGON cennel qeverine dhe shtetin! Sinqerisht kete nuk e kuptoj!A mos edhe televizionet e tjera mund te vjedhin shtetin? Si?

    Përgjigju
  • XXL: 25/05/2023 17:59

    Mirë tu bëhet shqipove....këtë deshën në krye, paguani dele!

    Përgjigju
  • Cjdjjd: 24/05/2023 18:57

    Asnje qindarke nga buxheti i shtetit, jo nga buxheti i kompanive shteterore. Bravo?

    Përgjigju
    • User: 25/05/2023 15:24

      E meriton ti paguaje nga xhepi demet qe i ka bere shtetit shqiptare ,taksapaguesit shqiptare nuk kane asnje faj se ca ben sulltani me koken e tij Keshtu si e nisi koken e tij do ta haj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta