Nuk u paguan sigurimet shoqërorë të punonjësve të kompanisë “Agonset”, në të cilën bënë pjesë dhe televizioni “Agon Channel”, drejtoria e tatimeve vendos sekuestro mbi pronat e biznesmenit italian, Francesco Bechetti të administruara nga Mauro De Renzis.
Kompania e biznesmenit italian Francesco Bechetti e administruar nga Mauro De Renzis në të cilën bënë pjesë dhe televizioni “Agon Channel” janë përballur me një tjetër sekuestro, këtë herë për llogari të Drejtorisë së Tatimeve.
A1Report ka siguruar një kopje të vendimit të vendosjes së barrës së provës mbi titujt e pronësisë të “Agonset”, ku sipas kësaj kërkesë bllokimi bëhet për detyrimin e papaguar te sigurimeve shoqerore dhe tatimit mbi te ardhurat personale në vlerën e 47 milionë e 345 mijë lekë.
Drejtoria Tatimore sqaron se “Agonset” ka lënë pa paguar sigurimet shoqërore të punonjësve në vlerën e 28 milionë e 272 mijë lekë dhe tatimit mbi të ardhurat personale, ne vleren 19 milione e 73 mije leke, tatim ky i papaguar nga pagat e punonjësve.
Aktualisht “Agonset” është në sekuestro dhe për llogari të Prokurorisë së Tiranës, ndërsa prej nisjes së problemeve ligjore Bechetti dhe administrator i tij De Renzis ndodhen në arrati e për ta ka një masë sigurie arrest me burg.
Por, referuar qendrës kombëtare të regjistrimeve kërkesat për sekuestro nuk kanë munguar dhe nga firmat me të cilat Bechetti ka detyrime të papaguara kontraktuale.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO