Bechtel-Enka, "Projekti më i Mirë"
me Autostradën e Kosovës

Bechtel-Enka, me Autostradën e Kosovës">
PRISHTINË - Bechtel - Enka (GP) ka fituar çmimin global “Projekti Më i Mirë” me projektin e Autostradës së Kosovës, e emërtuar me emrin "Ibrahim Rugova", duke konkurruar në kategorinë e rrugëve të konkursit botëror “Projektet më të Mira”, të organizuar për herë të parë nga Engineering News Record (Regjistrimi i Lajmeve të Inxhinierise Civile).

Çmimet jepen për të nderuar projektet më të mira globale në fushën e ndërtimit dhe kompanitë që i projektuan dhe i ndërtuan ato në të gjithë botën. Gjyqtaret shqyrtuan afro 70 projekte në kategori të ndryshme, duke filluar nga arsimi deri tek urat dhe shqyrtuan sigurinë teknike, inovacionin dhe mënyrën se si u tejkaluan sfidat, duke vendosur një theks të veçantë tek natyra globalisht e larmishme e ekipit të projektit.

“Jemi të emocionuar, që kemi fituar këtë çmim, i cili vlerëson sfidat e projektimit dhe ndërtimit në vende te huaja, si dhe dorëzimin me sukses të autostradës së Kosovës. Ky është një testament për punën e madhe të ekipit tonë dhe rëndësinë që ne i vendosim pasjes se një fuqi punëtore të larmishme në aspektin kulturor,” tha Chris Jennions-i, menaxheri i projektit të Autostradës së Kosovës, në kompaninë Bechtel-Enka.

Autostrada “Rruga 7” e Kosovës, korridori Morinë - Merdare është autostradë me një gjatësi prej 102 kilometrash, me dy drejtime. Ajo do te shtrihet nga Morina, në kufirin jugperëndimore me Shqipërinë, deri ne veri të kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë. Që nga fillimi i punimeve në vitin 2010, Bechtel-Enka GP kanë dorëzuar dhe kanë hapur 60.4 kilometra autostradë nga Morina (kufiri shqiptar) deri në kryqëzimin e Gjurgjicës në Kosovën Veriore, punë e cila është kryer 7 muaj para afatit dhe brenda buxhetit.

Pas përfundimit të projektit nga fundi i vitit 2013, Autostrada e Kosovës do të shërbejë si pika kyçe e sistemit kombëtar të transportit ne Kosovë, duke ndihmuar në promovimin e zhvillimit tregtar dhe ekonomik në Kosovë dhe në të gjithë rajonin.

“Ky çmim lëvdon vizionin e qeverisë së Kosovës për prosperitet dhe zhvillim të vendit të tyre dhe i kushtohet të gjitha institucioneve lokale dhe qendrore të Kosovës, që punuan bashkë me ne si një ekip, duke u përballur me sfidat, vështirësitë e terrenit dhe diversitetet kulturore dhe duke e bërë një projekt të jashtëzakonshëm siç është ky, një histori suksesi”, tha Ozger Inal, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Enka-s.

Ekipi i Bechtel-Enka-s do ta marrë çmimin në Samitin Global të Ndërtimit 2013, të organizuar nga ENR me 6-7 qershor 2013 në Nju Jork. Ky është çmimi i dytë ndërkombëtar për projektin e autostradës së Kosovës. Në vitin 2012, projekti fitoi çmimin “Menaxhim Programi” në “Çmimet Botërore të Arritjeve në Fushën e Rrugëve”, të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Rrugëve. Çmimet nderojnë shembuj të praktikes më të mirë nga projekte për rrugë kryesuese dhe autostrada nga e gjithë bota. (ORAinfo)

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari