Bedri Ajdari e ka bë këtë koment një ditë pasi autorë të panjohur kanë vandalizuar veturën e vëllait të Borçe Stevkovskit të ndjerë dhe thotë se kjo është hakmarrje ndaj tij sepse maqedonasit e kanë shpallur si “tradhtarë”

Bedri Ajdari, familjar i të dënuarve në rastin “Monstra”, thotë se babai i peshkatarit të vrarë në Smilkovc, Borçe Petkovskit, ka thënë para shumë shqiptarëve se dihen autorët e vrasjes së djalit të tij dhe se ata nuk janë shqiptarë. 

Sipas Ajdarit, babai i Borçe Stevkovskit ka thënë se një ditë gjithçka do të del në dritë. 

“Babai i Borçe Stevkovskit dhe i ndjeri Borçe Stevkovski-peshkatari i vrarë te liqeni i Smilkoves kanë punuar për 17 vite rresht bashk me disa shqiptarë tek Hekurana e Shkupit. Babai i Borçes ka qenë bashkë me bashkëshorten (nënën e Borçes) kur është takuar me shokët qe kishin punuar se bashku në një lentë të fabrikës, shqiptaret kanë hezituar të ballafaqohen me të për ngushëllime duke patur parasysh se fajin ua patën hedhur shqiptarëve, babai i Borçes u del përpara dhe u thotë me gojë të vetë mos u turpëroni se djalin nuk ma kanë vrarë shqiptarët, ka thënë e dimë ne se kush i ka vrarë djemtë e tonë dhe do vijë koha e do zbardhet rasti, këtë e ka përsëritur edhe para shumë njerëzve të tjerë që i ka njohur”, shkruan Ajdari në “facebook”. 

Bedri Ajdari e ka bë këtë koment një ditë pasi autorë të panjohur kanë vandalizuar veturën e vëllait të Borçe Stevkovskit të ndjerë dhe thotë se kjo është hakmarrje ndaj tij sepse maqedonasit e kanë shpallur si “tradhtarë”.  

“Sigurisht këtë e ka thënë edhe para maqedonasve prandaj e kanë shpallur si “tradhtar” i cili as u punësua as morri ndonjë benificion nga shteti prandaj i behet gjithë kjo e padrejte si presion vetëm e vetëm pse nuk e përkrahi idenë se vrasjen e bënë shqiptaret. Më vjen keq për plakun realist sepse nga presioni qe është ushtruar ndaj ti dhe familjes së tij nga nervoza kish marre paralizë tani edhe demi material edhe me tepër ua shton dhimbjen. Zoti u ndihmoftë!”, ka shkruar Bedri Ajdari, familjar i ta dënuarëve në rastin “Monstra”. 

Marrë nga//Almakos