Befasi e madhe në Torino. Lazio e Gatusso-s ka siguruar një fitore të thellë 0-3 kundër Juventusit për javën e 7 të Seria A. Në ‘Allianz Arena’ Provstaarg vulosi pjesën e parë, ndërsa në të dytën pavarësisht se pritej reagimi i bardhezinjve ndodhi e kundërta. Isaksen shënoi golin e dytë në minutën e 66, ndërsa në vijim Dele-Bashiru vulosi fitoren e madhe. Ky sukses e ngjiti Lazio-n në krye të Seria A bashkë me Interin me 19 pikë, që të shtunën mposhti 1-3 Bologna-n, ndërsa Juventus renditet i 8 me 11 pikë.

Ky rezultat e fut zyrtarisht Juventusin në krizë, pasi në 5 ndeshjet e fundit ka vetëm 1 fitore. Kjo solli edhe vërshëllima gjatë ndeshjes me Lazio-n, duke vënë seriozisht në pikëpyetje vazhdimësinë e trajnerit Spalletti.

Pak më herët Milani ia doli me rezultatin 3-2 kundër Atalanta-s në San Siro. ‘Djalli’ fillimisht tregoi se do të hipotekonte lehtësisht 3 pikët, por në fund vuajti jo pak për t’I mbrojtur. Goncalo Ramos me penallti dhe më pas Rabiot vulosën pjesën e parë, ndërsa në të dytën Gila i dërgoi përkohësisht shifrat në 3-0.

Mirëpo Atalanta nuk u dorëzua. Gaetano fillimisht dhe më pas Krstovic në minutën e 81 rihapën diskutimit për pikët. Pavrësisht tentativave të forta të miqve në fund skuadra e Amorim ia doli të siguronte fitoren, që i ngjiti në vendin e 4.

Vetëm 1 pikë më pak ka Como e vendit të pestë që sot mposhti 1-3 Fiorentinën. Golat për skuadrën e Fabregas u realizuan nga Liberali, Nico Paz dhe Douvikas.