Befasi te Interi, Beppe Marotta njofton largimin në fundin e kontratës

Befasi te Interi, Beppe Marotta njofton largimin në fundin e kontratës

Beppe Marotta

Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta bëri një njoftim surprizë këtë të shtunë, duke zbuluar se ai do të largohet nga pozicioni në fund të kontratës që skadon në vitin 2027, në mënyrë që të fokusohet në punën me lojtarët më të rinj.

Zyrtari i zikaltërve ka mbajtur të njëjtën pozitë te Juventusi nga 2010-2018 dhe ka një përvojë të madhe në këtë fushë. Marotta u emërua në këtë pozitë në vitin 2019 dhe do qëndrojë për tetë vite, duke marrë parasysh faktin se kontrata i skadon në 2027.

 "Kur të mbarojë kontrata ime me Interin, unë do të largohem për t'u fokusuar tek të rinjtë. Sektori i të rinjve është aseti më i rëndësishëm i çdo klubi. Unë jam shumë i bindur se t’i bësh të paguajnë lojtarët e rinj për këtë sport është gabim. Duhet të jetë falas”, është shprehur ai.

Marotta shtoi se shpeshherë talentet e futbollit fshihen në familjet e varfëra dhe për këtë kërkon që futbolli të jetë falas për fëmijët, duke mos paguar për në akademi sportive.

"Në këtë mënyrë, do të bëhej më e lehtë për familjet e varfëra po ashtu, ku aty shpeshherë fshihen talentet e futbollit”, përfundoi Marotta.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja