Klubi turk Turgutluspor ka marrë një vendim që nuk është dëgjuar më herët në futboll. Ata kanë emëruar si trajnere të ekipit të meshkujve 22-vjeçaren Zeynep Mestan, e cila sipas thuhet se do ta ndihmojë Turgutluspor-in të arrijë objektivat e sezonit.
Klubi njoftoi në Instagram: “Klubi ynë ka arritur një marrëveshje me Zeynep Mestan për rolin e trajneres, në përputhje me strukturën dhe objektivat e sezonit të ri.
“I urojmë suksese Zeynep Mestan, e cila do të marrë drejtimin e formacionit të ri dhe të punës teknike të nisur në klubin tonë, nën ngjyrat tona kuqezi; shpresojmë që kjo epokë e re të jetë e mbarë për komunitetin tonë, klubin dhe të gjithë tifozët tanë.”
Turgutluspor mohoi që ky vendim të jetë marrë për arsye marketing, ndërsa trajnerja e sapo emëruar gëzon gëzon një popullaritet të madh falë karrierës së saj si lojtare, me 21.300 ndjekës në Instagram.
Ajo ka luajtur për disa klube femrash në rajonet e Izmirit dhe Manisës, duke e nisur karrierën e saj te Karsiyaka BES Spor në vitin 2019. Së fundmi, Mestan ka luajtur për Bornova Genc Yildizlar Spor në vitin 2025. Kalimi i saj në rolin e trajneres vjen vetëm gjashtë javë pasi Mestan festoi ditëlindjen e saj të 22-të.







Komente
Komento