Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka mbrojtur kryeministrin Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit ku ishte thirrur në interpelancë për korrupsion, akuza të ngritura nga opozita.
Milaim Zeka në foltoren e Kuvendit ka thënë se kryeprokurorja e EULEX-it, Isabelle Arnal ka fjetur me një politikan në një vilë në Brezovicë.
E njëjta prokurore, sipas Zekës, derisa po kryente marrëdhënie intime me një politikan të njohur kosovar, kanë vendosur që i pari i Nismës, Fatmir Limaj të ndiqet penalisht.
Deputeti Zeka ka akuzuar jo vetëm zyrtarët vendor por edhe ato ndërkombëtarë, ku ka thënë se çdo e keqe e Kosovës ka ardhur nga EULEX dhe UNMIK.
Opozita e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrave nën akuzën e korrupsionit, por Zeka është përgjigjur se së pari duhet të dorqhiqen deputetët që kanë aktakuzat.
Në mbrojtje të Haradinajt, Zeka tha se ai nuk mundet ti bëjë shokë gjykatësit dhe prokurorët, pasi Hashim Thaçi, sipas tij, nuk i lë radhë askujt.