Begaj dekreton lirimin e 8 ambasadorëve dhe emëron 7 të tjerë! Qemal Minxhozi ikën nga Kosova shkon Petrit Malaj

Begaj dekreton lirimin e 8 ambasadorëve dhe emëron 7 të tjerë! Qemal Minxhozi ikën nga Kosova shkon Petrit Malaj

Bajram Begaj, Qemal Minxhozi dhe Petrit Malaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi emërimin e 7 ambasadorëve të rinj dhe lirimin nga detyra të 8 të tjerëve. Aktori i njohur Petrit Malaj tashmë është dekretuar si ambasadori i ri i vendit tonë në Kosovë. Qemal Minxhozi do ta lërë këtë detyrë.

Ambasadori i ri i vendit tonë në Slloveni do të Oljan Kanushi, ish zv.drejtor i Shërbimit Informativ Kombëtar, i cili zë vendin e Pëllumb Qazimit. Ambasadorët e tjerë të emëruar janë Ilir Hysa në Kuvajt, Ilir Tepelena ne Çeki, Enkeleda Mërkuri në Rumani, Mimoza Haliminë Poloni si dhe Sokol Dedja në Danimarkë.

Lirohet  Qemal Minxhozi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, rezident.

Lirohet Saimir Bala nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident,  si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në  Republikën e Irakut, jorezident.

Lirohet Ilirian Kuka nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.

Lirohet Ilir Tepelena nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident.

Lirohet Pëllumb Qazimi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident.

Lirohet Enkeleda Mërkuri nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë, rezident.

Lirohet Elida Petoshati nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.

Lirohet Shpresa Kureta nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë,  Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident.

Emërohet z. Petrit Malaj, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në  Republikën e Kosovës, rezident.

Emërohet z. Ilir Hysa, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në  Republikën e Irakut, jorezident.

Emërohet z. Ilir Tepelena, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.

Emërohet  Enkeleda Mërkuri, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident.

Emërohet Oljan Kanushi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident.

Emërohet Mimoza Halimi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë  në Republikën e Polonisë, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë,  Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident.

Emërohet Sokol Dedja, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
Zëvendësdrejtori i SHISH, Oljan Kanushi lirohet nga detyra për t'u emëruar ambasador në Slloveni

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të të Zëvendësdrejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Oljan Kanushi. Ai do të jetë ambasadori i ri i vendit tonë në Slloveni dhe zë vendin e Pëllumb Qazimit. 

D E K R E T

PËR LIRIMIN E ZËVENDËSDREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zoti Oljan Kanushi lirohet nga detyra e Zëvendësdrejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën