Begaj e priti në takim për 'vendoret', Bylykbashi në ‘Kontrast’: Isha në cilësinë e nënkryetarit të PD-së, Presidenti njohu vendimin e gjykatës

TIRANË- Deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi ka folur në Report Tv për takimin që ka zhvilluar me Presidentin Bajram Begaj sa i takon bisedimeve që po bën me partitë politike për zgjedhjet vendore 2023. Bylykbashi tha në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv se është thirrur nga Presidenti në cilësinë e nënkryetarit të Partisë Demokratike.

Në studio me gazetarët Lorenc Vangjeli dhe Denis Minga, Bylykbashi tha se Presidenti ka njohur vendimin e gjykatës së shkallës së parë se PD është e Sali Berishës, për këtë arsye sipas tij është thirrur për të biseduar. Ndërkohë, në lidhje me takimin e Begajt me Enkelejd Alibeajn, deputeti u shpreh se Presidenti e ka thirrur atë në cilësinë e ankimuesit.

“Unë në cilësinë e nënkryetarit shkova në konsultën, traditë kushtetuese. Dhe i parashtrova qëndrimin tonë, jo vetëm për çështjen datës, por edhe rreziqet e mëdha që lidhen me këtë proces. Zgjedhjet lokale nuk prodhojnë rënie apo marrje qeverie, por shërim të një seri që kanë prodhuar zgjedhjet e këqija deri në këtë pikë. Presidenti bëri një veprim të tij duke kuptuar realitetin politik. Dëgjova Ballën se ishte mërzitur se presidenti s’kishte respektuar vendimin e gjykatës. Ai ka respektuar vendimin, ka një vendim që thotë se PD është ajo që prodhoi Kuvendi e 11 dhjetorit, që nuk është prishur ende. Ka njohur edhe të drejtën kushtetuese për tu ankuar në gjykatë dhe ka thirrur edhe zotin Alibeaj”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi komentoi edhe financimet ruse në PD, ndërsa tha se Komisioni i Auditit  është ngritur por ende nuk ka nisur nga puna. Sipas tij, hetimi ndaj Bashës për lobimin rus është mbyllur me ndërhyrjen e qeverisë.

Është ngritur instrumenti dhe po fillon të procedojë. Deri më sot financimin e partive politike e kemi parë nga këndvështrimi i antikorrupsionit, se kemi parë nga këndvështrimi si ti kemi parti të shëndetshme, si të vëmë rregulla për transparencë. Basha ka qenë në vështirësi për proces ajo të rregullta dhe ka lancuar veprime politike që çuan drejt djegies së mandati, për të krijuar turbulencë që do tërhiqte vëmendjen nga ato zhvillime. Hetimi është pushuar, ka ndërhyrë qeveria për t’ia bërë këtë favor”, tha ai.

Presidenti Begaj ka zhvilluar takimet me partitë politike për të arritur një konsensus për datën e zgjedhjeve. Begaj ka pritur në takim, Oerd Bylykbashin nga Rithemelimi, Ilir Metën nga Partia e Lirisë, Taulant Ballën nga PS, si edhe krerët e partive të vogla, Fatmir Mediun, Vangjel Dulen, Dashmair Shehin dhe Agron Dukën. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor s’nis kimioterapinë pasi QSUT s'ka ilaçin, Agjencia e Barnave për Report Tv: ‘Actinomycin D’ mungon në treg prej 2006, duhet ta sigurojë Ministria e Shëndetësisë

2-vjeçari me tumor s’nis kimioterapinë pasi QSUT s'ka ilaçin, Agjencia e Barnave për Report Tv: ‘Actinomycin D’ mungon në treg prej 2006, duhet ta sigurojë Ministria e Shëndetësisë