Begaj kthen në Parlament ligjin për Shtetësinë, 4 amendamente kaluan pa 84 vota! Nuk mund të quhen të miratuara

Begaj kthen në Parlament ligjin për Shtetësinë, 4 amendamente kaluan pa 84 vota! Nuk mund të quhen të miratuara

TIRANE - Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, firmosi sot (24 tetor 2023) në Parlament për rishqyrtim ligjin nr. 77/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.113/2020, “Për shtetësinë” miratuar në Kuvend më 21 shtator 2023. 

Sipas presidencës 4 amendamente nuk morën 84 vota siç parashikon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Në nenin 81, pika 2, shkronja “b” shkruhet se amendamentet miratohen me shumicë të cilësuar prej 3/5 të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, minimalisht 84 vota por nga procesverbali i seancës plenare të datës 21.9.2023 dhe të dhënave të votimit elektronik konstatohet se miratimi i amendamentit të dytë është bërë me 78 vota, i amendamentit të tretë me 77 vota, i amendamentit të katërt me 78 vota dhe i amendamentit të pestë me 79 vota.

Për një ligj për të cilin Kushtetuta ka parashikuar miratimin me shumicë të cilësuar, konkretisht 84 vota, këto amendamente nuk e kanë marrë numrin e kërkuar të votave dhe nuk mund të quhen të miratuara.  Në procesin e kontrollit kushtetues, konstatimi i shkeljeve procedurale, të cilat bien ndesh me një dispozitë kushtetuese (shkronja “b” e pikës 2 të nenit 81 të Kushtetutës) është shkak i vetëmjaftueshëm për kthimin për shqyrtim të ligjit"  thuhet në arsyetimin e presidencës. 

Ky është ligji i dytë që presidenti Begaj kthen pas ligjit të dekoratave në janar 2023  

Lajmi ne perditesim...

(Kliko këtu për të parë arsyet e kthimit të ligjit të shtetësisë)

 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albfire: 24/10/2023 15:42

    Ne raste kur perfshihen dhe miratohen amendamente procedura normale eshte e tille (e thjeshtezuar): 1) Ne fillim propozohet amendamenti dhe mbas debatit votohet per tu perfshire ose jo ne ligj. Normalisht kjo behet me shumice te thjeshte. Nuk kerkon shumice te cilesuar. 2) Kur votohet ligji ne “teresi” dhe “nen per nen” (duke perfshire dhe amendamentet) kjo behet sipas regullave specifike. Ne rast se kerkon shumice te cilesuar, si ne rastin konkret, atehere duhen 84 vota. Domethne ka dy votime te amendamentit dhe shpresoj qe departamenti ligjor I presidentit ka marre parasysh te dyja. Nese po, dhe parlamenti ka kaluar me shumice te thjeshte ligjin “nen per nen” dhe ne “teresi”, atehere presidenti ka te drejte. Me duket nje gafe e madhe nese Paralmenti e ka kaluar “nen per nen” dhe ne “teresi” me me pak se 84 vota. Nese eshte gafe e juristve te Presidentit, ben mire ti nderroje!

    Përgjigju
  • Maksi: 24/10/2023 15:00

    Uau. Vertet!!!??? Nuk ka sesi tjeter vecse ne Shqiperi edhe presidenti kukull, si ky tani, pa dashje, rrezon me nje gisht gjithe hipokrizine kur kthen si rrallehere nje ligj pse i mungon miratimi i cilesuar. Ose ndryshe: kap mat ne shkelje kushtetuese, shperdorim detyre, falsifikim (korrupsion nuk e dime) gjithe maxhorancen ligjvenese e qeverisese te Shqiperise!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin